A ka aftësi truri për t’i rregulluar emocionet?

08:06 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Personat e diagnostikuar me një çrregullim personaliteti mund të kenë vështirësi për të funksionuar në shoqëri për shkak të vështirësive në rregullimin e emocioneve, por edhe personat e shëndetshëm dallojnë varësisht sesa shpesh ata inatosen, zemërohen apo trishtohen.

Pra, të gjithë ne dallojmë bazuar edhe në atë sesa shpesh ndjehemi të lumtur dhe gjithashtu në atë sesa fuqishëm i shprehim emocionet. Këto dallime janë pjesë e personalitetit tonë dhe mund të shihen si një aspekt pozitiv që rrit diversitetin në shoqëri. Megjithatë, ka njerëz që e kanë të vështirë të rregullojnë emocionet e tyre.

Këta individë mund të kenë një diagnozë të paqëndrueshmërisë emocionale, siç është karakteristikë e çrregullimit i personalitetit kufitar ose çrregullimit të personalitetit antisocial.

Studimet e mëhershme kanë treguar se njerëzit e diagnostikuar me çrregullime të paqëndrueshmërisë emocionale shfaqin një rënie në vëllimin e zonave të caktuara të trurit. Shkencëtarët donin të dinin nëse këto zona lidhen gjithashtu me ndryshueshmërinë në aftësinë për të rregulluar emocionet që mund të shihen në individë të shëndetshëm. Në studimin aktual, 87 pjesëmarrësve të shëndetshëm u është dhënë një pyetësor klinik dhe u është kërkuar nga ata të vlerësojnë se në çfarë shkalle kanë probleme me rregullimin e emocioneve në jetën e tyre të përditshme.

Shkencëtarët zbuluan se në një zonë në lobin e përparmë, e ashtuquajtur korteksi orbitofrontal, shfaqen vëllime më të vogla te individët e shëndoshë, të cilët raportuan se kishin probleme me rregullimin e emocioneve. Sa më i madh të jetë problemi, aq më i vogël bëhet vëllimi. E njëjta zonë është e njohur të ketë një vëllim më të vogël tek pacientët me çrregullim të personalitetit kufitar dhe tek ata me çrregullim antisocial të personalitetit. Gjetje të ngjashme janë parë edhe në zona të tjera të trurit, të cilat janë të rëndësishme në rregullimin emocional./revista psika

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme