Google ADS

A jeni narcist? Në psikiatri, narcizizmi është shqetësim nëse…

00:30 | 11 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kush është narcist?

Sipas manualit diagnostikues të psikiatrëve, vuan nga një shqetësim narcistik të personalitetit, kush u përgjigjet të paktën 5 prej këtyre 9 kritereve:

  1. Ka një sens të fryrë të rëndësisë, pret që të tjerët ta shohin si superior edhe pa patur një motivim real;
  2. Eshtë i zhytur në fantazi suksesi të pakufishëm, pushteti, dashurie, bukurie;
  3. Ndihet unik dhe special, dhe kuptohet vetëm nga persona të caktuar (edhe ata specialë);
  4. Ka kërkesa të tepruara për vëmendje dhe admirim;
  5. Ndihet që meriton të ketë më shumë privilegje se të tjerët;
  6. Ka prirjen të shfrytëzojë të tjerët për interesat e veta;
  7. I mungon dhembshuria për problemet e të tjerëve;
  8. Shpesh herë ka zili të tjerët, apo beson se të tjerët e kanë zili;
  9. Reagon ndaj kritikave me zemërim, i turpëruar apo i poshtëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme