A janë tradhti puthjet e zjarrta dhe porositë joshëse?

21:22 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Me këtë studim janë vërejtur dallime të mëdha midis gjinive, përkatësisht mënyrës në të cilën e përjetojnë tradhtinë.

Ideja që meshkujt janë nga Marsi, ndërkaq femrat nga Venera ndoshta konsiderohet e vjetër në shoqërinë e tashme, mirëpo studimi i paradokohshëm ka gjetur që ndoshta ekziston e vërteta në këtë tregim të lashtë. Ose, së paku, kur flasim për tradhtinë, transmeton Telegrafi.

Në hulumtimin të cilin e ka bërë organizata Relate kanë marrë pjesë më shumë se 5.000 femra dhe meshkuj të cilët kanë pasur për detyrë t’u përgjigjen një sërë pyetjesh të cilat kanë të bëjmë me tradhtitë emocionale.

Sipas të dhënave statistikore, është zbuluar që një ndër pesë meshkuj nuk konsideron që puthja e zjarrtë bën pjesë në tradhti, derisa madje 91 për qind e femrave konstaton të kundërtën.

Kur është fjala për sekstingun (dërgimi i porosive seksuale me përmbajtje eksplicite nëpërmjet celularëve apo kompjuterëve) situata është diçka më ndryshe.

Nëntë ndër dhjetë femra dhe tetë ndër dhjetë meshkuj thonë që këmbimi i porosive eksplicite seksuale është tradhti.

Veç kësaj, sipas raportit, pornografia ka gjithnjë e më shumë ndikim në lidhjet moderne dashurore.

Njëzet për qind e femrave thonë që do ta konsideronin tradhti nëse partneri i tyre shikon i vetëm filma pornografikë, në krahasim me një të dhjetën e meshkujve të cilët nuk shohin asgjë të keqe në këtë.

Megjithatë, tradhtia dashurore ose seksuale vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha ndërmjet partnerëve, ndërkaq vetëm 33 për qind e pjesëmarrëseve kanë treguar që mendojnë se lidhja e tyre mund ta mbijetojë aferën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme