E pra, çiftet e lumtura që vazhdimisht postojnë në Facebook nuk janë dhe aq të lumtur sa duket. Kot nuk thonë, pamja të gënjen!
Gjithkush ka një mik që vazhdimisht poston, “Unë jam personi më me fat në të gjithë botën <3 <3 <3” dhe “e dua fëmijën tim,” dhe, “unë kam të dashurin më të mirë.” Po, ai person është super i padurueshëm për mënyrën si poston, por këta tipa njerëzish, gjithashtu mund të jenë me të vërtetë të pasigurt në lidhje me marrëdhëniet e tyre.
Ky përfundim nxirret nga një studim i ri i publikuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale në SHBA.
Studimi gjeti një korrelacion pozitiv midis ankthit të marrëdhënies dhe tendencës për të mbushur faqen e Facebook-ut të të gjithëve me fotot të titulluar me hashtag-un – #bekuar me partnerët e tyre.
Përdoruesit që ndjejnë teposhtë zë n e lidhjes, gjetën vlefshmërinë në postimet në Facebook. Arsyetimi ishte i dyfishtë: Njerëzit mund të “pretendojnë” se marrëdhënia e tyre është duke shkuar mirë, dhe pëlqimet dhe komentet pozitive mund të rrisin vetëbesimin e tyre.
Në thelb, në qoftë se ata veprojnë sikur marrëdhënia e tyre është e përsosur, në fund ajo do të jetë.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i shkruani mikut tuaj duke pyetur në qoftë se çdo gjë është në rregull sa herë që ata të postojnë një foto të bukur me partnerin e tyre.
Por ato çifte që duken sikur kanë jetë të përkryer dashurore mund vërtetë të mbi dëmshpërblehen. Të paktën, ata mund t’i thonin njëri-tjetrit 10 herë në ditë se sa duheni, në vend se të postojnë në Facebook.
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...