Nëse gjithmonë keni menduar se meshkujt e pasjellshëm përfundojnë me femrat më të bukura, atëherë nuk e keni gabim
Një hulumtim i ri austriak konfirmon se gratë janë më të interesuara në meshkujt që kanë trajta narcisiste të personalitetit.
Por, është vetëbesimi – jo narcisismi – i cili i tërheq më së shumti gratë, sugjeron studimi.
Hulumtuesit kanë anketuar shumë njerëz për të vendosur trajtat e tyre të personalitetit, e pastaj i kanë dërguar në disa takime të shpejta. Pas çdo takimi, gratë kishin zgjedhur nëse dëshironin të dilnin prapë me mashkullin apo jo.
Gratë kishin qenë më të prira të dalin me meshkuj të cilët kishin pasur trajta narcisiste të personalitetit, si të qenit i kotë dhe meshkujt që dëshironin të ishin në qendër të vëmendjes, sesa me meshkujt që nuk i kishin pasur këto trajta.
Por, kur hulumtuesit i kishin kontrolluar trajtat tjera të personalitetit, si vetëbesimi apo të qenit i sigurt, kjo lidhje ishte zhdukur.
Kjo do të thotë se tërheqja e grave nga narcisistët mund të shpjegohet nga gatishmëria e meshkujve – jo nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes, thonë hulumtuesit.
Narcisistët zakonisht lënë përshtypje të mirë të parë sepse aktrojnë si persona me vetëbesim, p.sh., ata e udhëheqin bisedën dhe përpiqen t’i impresionojnë të tjerët për të marrë vëmendje.
Por, mos u brengosni: Një studim tjetër gjerman sugjeron se narcisistët bëhen më pak tërheqës ndaj njerëzve posa të jenë në lidhje afatgjatë. P.sh., përgjatë kohës ata bëhen më pak të etur për të qenë në qendër të vëmendjes dhe i heqin karakteristikat e këqija.
Prandaj, harrojeni idenë se aktrimi si një vagabond do t’i fitojë të gjitha gratë dhe synoni të jeni me vetëbesim dhe të përkushtuar, thotë autori i këtij studimi Emanuel Jauk.
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...