Google ADS

A i duan prindërit të gjithë fëmijët njësoj?

22:51 | 23 Janar 2024
E.H

Edhe pse prindërit vështirë që e pranojnë para familjes ose miqve, hulumtimi tregon që megjithatë favorizojnë një fëmijë në krahasim me tjetrin.

Hulumtimi i bërë nga kanadezët ka treguar që sa më shumë dallon stili i rritjes së fëmijëve nga familja e njëjtë, aq më negativ do të jetë ai në ndikimin në shëndetin psikik të të gjithë anëtarëve të familjes.

“Ky zbulim është shumë befasues”, tha Jenny Jenkins, profesoreshë e psikologjisë së aplikuar dhe zhvillimit njerëzor në Universitetin në Toronto dhe udhëheqëse e këtij studimi.

“Kemi pritur që e ashtuquajtura “rritje diferenciale” ndikon vetëm në dinamikën në mes prindërve dhe fëmijëve. Megjithatë është treguar që ajo ndikon në tërë familjen”.

“Rritja apo edukimi diferencial” në fakt është emër i zbukuruar për atë që në fakt paraqet favorizimin e një fëmije në krahasim me tjetrin.

Hulumtimi i cili është publikuar në revistën “Zhvillimi i fëmijëve” ka zgjatur katër vjet. Për këtë periudhë janë përcjellë 400 familje kanadeze me metodën e anketës dhe vrojtimeve direkte.

Prof. Jenkins dhe ekipi i saj kanë zbuluar që fëmijët e prindërve të cilët nuk i kanë trajtuar njëjtë fëmijët e vet, kanë pasur më shumë probleme me kujdesin dhe raportet shoqërore që kanë vazhduar edhe në moshën e rritur.

Hulumtuesit kanë zbuluar që rritja apo edukimi diferencial është i lidhur edhe me disa faktorë, siç janë varfëria, sëmundjet mentale dhe historia e abuzimeve në familje.

Njëlloj kështu, hulumtimi ka treguar që nënat të cilat kanë qenë nën stres më të gjatë emocional dhe financiar më rrallë kanë qenë të drejta ndaj fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme