Tema e martesës mund të jetë e ndërlikuar, thjeshtë për shkak se ka pikëpamje shumë të ndryshme lidhur me këtë temë.
Përderisa shumica e shohin si një përmbyllje e natyrshme të një marrëdhënie afatgjate, të tjerët besojnë se nuk është patjetër të keni një ceremoni ligjore për të qenë të lumtur dhe të përkushtuar. Tani, një studim i rip o merret me pyetjen diskutabile: A i bën martesa njerëzit më të lumtur?.
I realizuar nga ‘Journal of Family Psychology’, studimi ka anketuar 8700 njerëz të lindur ndërmjet viteve 1980 dhe 1984. I njejti grup pastaj ishte anketuar sërish vitin e ardhshëm kështu për dhjetë vite rradhazi, duke filluar në vitin 2000. Anketa, në thelb i kërkonte pjesëmarrësve të deklarojnë statusin e lidhjes së tyre si dhe nivelin emocional të shqetësimit.
Rezultati? Meshkujt dhe femrat ndryshuan për nga ndjenjat në krahasim me lidhjet e tyre të para serioze – e cila kishte kuptim duke pasur parasysh se dashuria e parë të gjithëve iu vjen si një mësim për jetën. Por, në marrëdhëniet e dyta serioze (pasi kanë marrë dy palët pak më shumë përvojë), edhe meshkujt edhe femrat kanë raportuar rritje emocionale të ndjenjave duke qenë në lidhje apo duke u martuar. Me fjalë tjera, të jetuarit bashkë në thelb kishte të njejtin nivel të kënaqësisë për dy gjinitë ashtu sikur të qenurit të martuar.
Ky është një përfundim i shumëpritur për shumicën që janë duke pritur gjatë kohë për tu martuar, thjeshtë sepse këta kanë zgjedhur për të jetuar me partnerin e tyre. Për fat të keq, ky lloj vendimi mund të vijë ndonjëherë me ndonjë reagim anësor – kryesisht nga më të moshuarit, prindërit më tradicionalë, apo të afërmit të cilët nuk do të ndalojë së pyeturi kur do ta bëni tashmë “zyrtare” lidhjen tuaj me martesë.
Me gjithë këtë bezdisje, është shumë lehtë të ndiheni nën presion për ta bërë këtë lëvizje, madje edhe para se të ndiheni të gatshëm për ta bërë këtë. Si përfundim, nëse ju zgjedhni për t’u martuar apo thjeshtë zgjedhni që të bashkëjetoni, realisht nuk përbën asnjë lloj ndryshimi. Në fund të fundit, jeni ju ata të cilët vendosni më së miri për veten dhe partnerin tuaj.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...