Kur bëhet fjalë për të kuptuarit e emocioneve, gjërat që keni dëgjuar mund të ndikojnë gjendjen tuaj emocionale, ngjashëm sikur t’i kishit përjetuar në të vërtetë, sipas Elizabeth A. Pheleps, PhD e neuroshkencave në Universitetin e Nju Jorkut (Martin, 2011).
Elizabeth bashkë me kolegët e saj në Universitetin e Yale, zbuluan se subjektet të cilët prisnin të përjetonin një goditje elektrike, përjetuan simptoma të ankthit ngjashëm me ata që kishin pasur një kërcënim real.
“Shumë frika dhe shqetësime tona mësohen thjeshtë vetëm nëpërmjet komunikimit”, tha Pheleps.
“Nëse dikush ju thotë të keni frikë nga një qen, atëherë truri juaj do të përgjigjet sikurse ju në të vërtet do ishit të frikësuar”.
Përgjatë studimit që u publikua kohëve të fundit në Nature Neuroscience, subjekteve i’u treguan sekuenca të shkurtra të dy katrorëve me ngjyra të kaltër dhe verdhë, dhe u tha që ata mund të marrin një goditje elektrike kur shfaqet katrori me ngjyrë të kaltër në monitor.
Studimi përdorte imazhe të rezonancës magnetike (MRI) të amigdalës e cila është një nga pjesët më të rëndësishme të trurit që i përpunon dhe i kthen stimujt në frikë. Gjithashtu subjektet kishin të vendosura elektroda në gishtërinj për të monitoruar përgjigjet e kërcënimeve imagjinative. Duke i krahasuar rezultatet e rezonancës magnetike të subjekteve që ishin të kushtëzuar të kishin frikë përmes përvojës, Phelepes ishte në gjendje të tregonte se truri i subjekteve u përgjigj sikurse kërcënimi ishte i vërtetë dhe ekzistonte realisht (Martin, 2011).
“Po përpiqemi të kuptojmë bazën nervore të frikës dhe të ankthit” thotë Pheleps.
“Nëse vazhdojmë të studiojmë frikën e imagjinuar atëherë mund të trajtojmë çrregullime si ankthi i panikut dhe stresi post traumatik”. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, 19 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullime të ankthit të tilla si çrregullimi i panikut, çrregullimi obsesiv-kompulsiv, çrregullime të stresit post-traumatik, fobi dhe çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Me aq shumë njerëz që përpiqen të përballojnë këto vuajtje, përfitimi i mundshëm i kësaj linje kërkimi është i madh. Por deri atëherë, mos besoni gjithçka që ju kanë thënë./revista psika
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...