A ju ka ndodhur ndonjëherë që të qani pas seksit?
Kjo është një pyetje e zakonshme që e shtojnë edhe gratë, por edhe burrat, sepse pas një fenomeni të tillë, ngriten shumë reagime kontradiktore në lidhje me marrëdhëniet intime, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, sipas studimeve të kryera në Australi, kjo gjendje prek të dy partnerët, sepse kur njëri qan, tjetri gjithmonë mendon në lidhje me performancën e dobët gjatë aktit.
Studimi ka marrë në pyetjë gratë dhe burrat dhe më shumë 46 për qind të të intervistuave kanë theksuar se kanë pasur një përvojë të tillë.
Sipas spjegimit të psikologëve, kjo gjendje është normale dhe zakonisht ndodh pas përjetimit të orgazmës. Ata theksojnë se pas lirimit të hormoneve që japin stres, gjendja emocionale e njerëzve ndryshon shumë pas seksit.
Ata theksojnë se shpesh herë dëshpërimi dhe zhgënjimi gjatë ditës, mund të lirohet pas marrëdhënieve seksuale.
Për të përjetuar më lehtë këtë gjendje, studiuesit sygjerojnë që parnerët duhet të flasin hapur për gjendjen emocionale të tyre dhe pas seksit./Arbresh.info
Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik, pensione ba...
PD për çmimin e energjisë, Berisha: Hipokrizi e pabarazi eks...
Tërhiqet shorti për rrethin e 1/8 së finales në Copa del Rey
Sara me një pyetje pikante ndaj Vullnetit: Sa jashtë vetes m...
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër
ZYRTARE: Flamur Gashi i bashkohet Lirisë së Prizrenit