Meshkujt mendojnë rreth seksit më shumë se femrat dhe kjo ndodh për shkak të disa neuroneve të caktuara në trurin e tyre.
Por kush është limiti?
Kjo gjë iu ndodh edhe krimbave, peshqve apo të gjitha kafshëve që riprodhohen në rrugë seksuale.
Një studim i publikuar në revistën Nature ka shpejtuar edhe disa nga mekanizmat bazë.
Në veçanti janë identifikuar një grup neuronesh prezentë në trurin e meshkujve me qëlllimin e vetëm që t’iu kujtojë vazhdimisht nevojën biologjike të riprodhimit, pavarësisht nëse ata janë apo jo energjikë.
Hulumtimi ka treguar trurin e Caenorhabditis, një krim me shumë pak neurone.
Studimi e ka vënë theksin tek ndryshimet që ndodhin gjatë pjekurisë seksuale.
Këto ndryshime i bëjnë meshkujt që si prioritet të parë të kenë seksin.
Por kjo nuk do të thotë se mendimet dhe sjelljet e harbuara seksuale janë gjithmonë normale.
Sa herë mendojnë qeniet njerëzore për seksin?
Një studim amerikan, i publikuar pak kohë më parë shprehet se një mashkull mendon rreth seksit 19 herë në ditë dhe se fermat 10 herë në ditë.
Meshkujt mendojnë gjatë ditës 18 herë për ushqimin dhe 11 herë për gjumin.
Nëse kjo është një masë mesatare, del që të mendosh 50 herë në ditë apo më shumë, kjo është e tepërt.
Personi që mendon më shumë se mesatarja e lartpërmendur rreth seksit, duhet patur nën vëzhgim sepse përbën rrezik.
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së si i ftuar...
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...