A është ide e mirë të përdorni grim në pishina?

00:07 | 9 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Shpesh herë në pishina shohim femra që përdorin grim dhe paragjykohen nga pjesa tjetër e njerëzve që ndodhen aty.

Në fakt, nuk është ligj të mos vendosësh pak grim në fytyrë dhe më pas të futësh kokën në ujë. Kate Kerr është një grimiere që ka shpjeguar se përdorimi i produkteve kozmetike në pishina ka të mirat e veta.

“Grimi mbron dhe parandalon disa dëme të lëkurës të shkaktuara nga klori. Klori dhe agjentë të tjerë pastrues të përdorur në pishina nuk janë aspak të mira për lëkurën dhe shkaktojnë irritim te personat me lëkurë të ndjeshme,”  -tha ajo për Metro.

Prandaj, ka persona që zgjedhin të përdorin kremra apo produkte të tjera që i ndihmojnë të mbajnë lëkurën të pastër, për të parandaluar ndonjë problem që mund ti shkaktohet nga dielli.

Por nuk është aspak ide e mirë të merrni rreze në anën e pishinës sapo keni dalë nga uji pasi duhet të pastroni fytyrën nga klori dhe grimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme