Pastrimi i tepërt i dhëmbëve mund të dëmtojë përfundimisht indin tuaj si dhe smaltin e dhëmbëve, veçanërisht nëse jeni duke përdorur një brushë të fortë të dhëmbëve. Kërkoni një brushë me fije më të buta dhe aplikoni presion të butë duke bërë lëvizje rrethore duke pastruar para dhe prapa me radhë, pa qenë shumë të ashpër.
Përdorimi i një brushe elektrike? Ju nuk duhet të pastroni fare me të. Pajisja në fjalë bën rrotullime të shpejta dhe gjithçka që duhet të bëni është të lëvizni ngadalë përgjatë dhëmbëve tuaj. Trajtimi i brushës elektronike njëlloj si një brushë normale shton presion të panevojshëm, gjë që rrit rrezikun për dëmtimin e mishërave të dhëmbëve si dhe smaltit. Pastrimi me brushë elektronike nuk do t’i zbardhojë më shumë dhëmbët se sa brusha normale, dallimi është te shpejtësia e lëvizjeve dhe rrotullimeve.
Dhe, nëse mendoni se pastrimi i gjatë i dhëmbëve ndikon në shëndetin tuaj, nuk është fare e vërtetë. Asnjëherë mos i pastroni dhëmbët më shumë se dy minuta, dy ose tri herë në ditë. Dhe, meqenëse brushat duhet të ndërrohen më shpesh për shkak të vrazhdësisë së fijeve, është mirë të zëvendësoni brushën çdo tre muaj, në mënyrë që të kujdeseni për mirëmbajtjen e mishërave të gojës, si dhe dhëmbëve në përgjithësi.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...