A është e vërtetë se pikëllimi shton produktivitetin?

09:38 | 28 Nëntor 2019
Arbresh Info

Kur jemi të pikëlluar, kryesisht dëshirojmë të flemë gjumë, të futeni më krevat, të lexojnë ndonjë libër dhe të shikojmë filma ngushëllues

Mirëpo, disa njerëz atëherë realizojnë rezultate të konsiderueshme afariste, tregon studimi i Universitetit të Vaterlos

Fjala është për ekstrovertët të cilët pikëllimi i detyron të jenë më produktivë, më të fokusuar, që më me mençuri të organizojnë kohën dhe të vënë prioritetet më të mira mbi detyrat.

Introvertët, nga ana tjetër, është më mirë të mos punojnë asgjë kur janë të pikëlluar..

Shkencëtarët kanë analizuar 95 persona të cilët përballen me stresin. I kanë ndarë në dy grupe – ekstrovertët, të cilët kanë reaksione të shpejta dhe intensive dhe – introvertët, të cilët janë më të ngadalshëm dhe më të qetë.

Ekstrovertët kanë kaluar më mirë në teste të produktivitetit kur kanë qenë të pikëlluar, ndërsa introvertët pikëllimi i ka çrregulluar edhe më shumë në kryerjen e detyrave.

Nuk mund të thuhet me siguri përse është kështu, mirëpo shkencëtarët spekulojnë që ekstrovertët më shumë janë mësuar me emocionet negative, andaj ato nuk i pengojnë në kryerjen e obligimeve të përditshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme