Eshtë thuajse e pamundur të praktikosh “distancimin social” me partnerin/en me të cilin ndan shtëpinë dhe shtratin. Duke qenë se rreziku i kësaj pandemie, vjen pikërisht nga intimiteti dhe kontakte me të tjerët, të gjithë janë të dyzuar të pyesin, “a lidhet ky rrezik edhe me jetën seksuale”?
Fillimisht duhet të dini se deri më tani nuk ka asnjë provë që vërteton se koronavirusi transmetohet në rrugë seksuale, por dihet që njeriu infektohet nga stërkalat, sipërfaqet që mbartin virusin, etj. Kështu që, duke qenë se puthjet janë të pandashme nga akti, frika ekziston.
Nëse ti ose partneri yt jeni të dyshuar për COVID-19, është e qartë që kontaktet duhet të jënë sa më të largëta të jetë e mundur. Nëse rezultoni pozitivë, duhet urgjentisht të izoloheni dhe sigurisht, të shmangni çdo lloj kontakti.
Sigurisht, për njerëzit që nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë patur asnjë histori kontakti me të prekurit, jeta seksuale do të vijojë njësoj. Nëse po qëndroni në shtëpi dhe po ndiqni rregullat, seksi madje do t’ju ndihmojë të çlironi stresin e akumuluar.
Seks me një partner të ri?
Për momentin, çfarë na rekomandohet të gjithëve është të qëndrojmë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur dhe të ndërveprojmë me njëri tjetrin vetëm kur është nevoja. Edhe jeta seksuale këtë periudhë mund të pësojë një ulje të ndjeshme, por ka mënyra për ta mbajtur romancën gjallë, siç është përshembull seksi virtual.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...