Kohët e fundit, debati nëse është apo jo e nevojshme larja e fytyrës çdo mëngjes është diskutuar shumë në radhët e ekspertëve të bukurisë. Nga njëra anë është ai grup estetistësh që mendon se nuk ka arsye ta lash fytyrën në mëngjes, nëse në darkë ke bërë një pastrim të thelluar, ndërsa nga ana tjetër janë ata që nuk mund ta kuptojnë vendosjen e make up-it pa pastruar më parë fytyrën. Zgjidhja e debatit, më në fund, u arrit nga një dermatologe, Ranella Hirsch.
“Në të vërtetë nuk ka arsye për ta larë fytyrën edhe në mëngjes, nëse një natë më parë ke bërë një pastrim të thellë”,- thotë Hirsch. “Por, në të njëjtën kohë, nuk ka asgjë të keqe nëse e pastron edhe në mëngjes, për aq kohë sa nuk e tepron me pastrimin, sepse ashpërson lëkurën dhe e than më shumë atë. Pra, e gjitha është vetëm çështje preference personale.” Ndërsa sa u përket baktereve që mund të të ngjiten në fytyrë pas larjes në mëngjes, Hirsch shton: “Në fakt, ky nuk është fare problem, sepse në çdo orë të ditës mund të “sulmohesh” nga bakteret kudo që të ndodhesh, por në mëngjes kjo ka më pak gjasa të ndodhë.”
E vetmja kohë në të cilën duhet ta lash gjithmonë fytyrën, këshillon Hirsch, është ajo para kremit hidratant: “Nëse do të përdorësh një hidratant në mëngjes, atëherë në fillim duhet ta shpëlash fytyrën me ujë të pastër”,- thotë ajo.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...