A është divorci zgjidhje?
Divorci nuk është gjithnjë ilaçi për ankthet e jetës. Përkundrazi, shpesh ai vetëm sa mbyll disa probleme e hap të tjera. Çiftet që kërkojnë të ndahen, fantazojnë për divorcin ideal. Konfliktet e zymta e të stuhishme papritur mbarojnë njëherë e mirë dhe i’a lënë vendin flladit lehtësues të qetësisë dhe kënaqësisë shpirtërore. Divorci nuk është një ngjarje kalimtare për një fëmijë, por është një proces që zgjat për shumë vite (Goodman, G., Emery, R. & Haugaard, J, J, 1998). Divorci dhe impakti i tij në sjelljen e fëmijëve kanë qenë qëllimi i disa studimeve dhe objekt i diskutimeve të shumta në fushën e psikologjisë.
Disa studime të kryera në vitet 60-të të shekullit të kaluar kanë raportuar që divorci i prindërve është stresues për fëmijët (Amato, 2000). Një nga çështjet më të rëndësishme të këtyre studimeve është fakti se ne duhet të dallojmë reagimet fillestare ose të menjëhershme dhe ato të mëvonshme (më shumë se dy vjet) të fëmijëve ndaj divorcit të prindërve të tyre. Shumica e studimeve nxjerrin në pah faktin se fëmijët me prindër të divorcuar paraqesin në përgjithësi një rënie lidhur me vetëvlerësimin, kompetencën sociale, shfaqje të problemeve emocionale dhe të sjelljes (Amato, 2000). Djemtë dhe në përgjithësi fëmijët me temperament të vështirë, janë të prirur të braktisin shkollën dhe të demonstrojë sjellje antisociale gjatë adoleshencës. Arsyet e këtij diferencimi gjinor në sjellje ende janë të panjohura mire. Prishja e martesës shpesh i rrënon ekonomikisht gratë, sepse për disa gra është e vështirë pasi duhet të kujdesen për fëmijët, të gjejnë një punë dhe të përballojnë tronditjet emocionale të divorcit. Shkaqet e divorcit janë nga më të ndryshmet, duke filluar me tradhtinë bashkëshortore, fyerja e personit, vështirësitë ekonomike, sëmundjet mendore, braktisja, mospërputhja e karaktereve, etj.
Shpesh fëmijët janë viktimat e harruara të shesh-betejës së divorcit. Shumë të rritur që kanë ngecur në martesa fare të palumtura do të habiteshin po të dinin se fëmijët e tyre janë relativisht të kënaqur. Divorci ndikon në formimin normal të fëmijës, sepse fëmija ka nevojë për dy modele: të babait dhe të nënës; për autoritetin e babait dhe për dhembshurinë e nënës. Çdo çift që për shkak të egos, të tekave, të tradhtisë e të çfarëdo vështirësie e shikon divorcin si zgjidhjen më të mirë, le të mendojë për fëmijët të cilët nuk e duan divorcin e prindërve, në çfarëdo rrethana që mund të justifikohen.
Divorci, si plagë shpirtërore, qëndron në ndërgjegjen e njeriut. Ai që ka fajin më të madh, kurrë nuk do të jetë i qetë dhe kurrë nuk do të arrijë lumturinë me një zgjedhje tjetër. Dhe ai që ndihet i tradhtuar, kurrë nuk do ta harrojë e ndoshta kurrë nuk do ta falë atë./revista psika
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...