Një libër biografik i botuar së fundmi ka hedhur dritë mbi lidhjen shumë intensive midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte…
Gazetarja franceze Gawl Tchakaloff, 49 vjeç, e cila ka qenë në marrëdhënie miqësore me Macronët që nga viti 2016, i ka ndjekur ata nga afër për një vit e gjysëm, përpara se të shkruante më pas librin Tant Qu’on Est Tous les Deux (Sa kohë që jemi bashkë), biografi e cila u botua në Francë javën e kaluar, transmeton portal arbresh.info
Libri, i cili nuk ishte zyrtarisht i autorizuar, por përfshin citime nga Brigitte Macron, 68 vjeç, si dhe nga bashkëpunëtorët e presidentit francez, 43 vjeç, portretizon çiftin si një njësi të lidhur ngushtë që nuk bëjnë asgjë pa dijeninë e njëri tjetrit.
Tchakaloff, e cila tha në libër se ishte ‘i magjepsur’ nga historia e dashurisë Macron, zbuloi se presidenti francez telefonon gruan e tij çdo orë.
Ndërkohë, burime anonime pranë çiftit iu hapën Tchakaloff për lidhjen e Emmanuel dhe Brigitte, ku njëri nga ata tha se “Zonja e Parë është e përkushtuar ndaj suksesit të burrit”.
Nëna e presidentit, Francoise Nogues, gjithashtu foli ekskluzivisht me autorin për miqësinë e saj të ngushtë me Brigitte.
Autorja e librit, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë me Macronët, zbulon se ideja për librin e saj nuk u prit mirë nga ekipi presidencial.
Sidoqoftë, përmes miqësisë së saj me zonjën e parë franceze, ajo arriti të fitojë presidentin dhe iu dha qasja për të ndjekur Macron dhe gruan e tij kudo që shkuan.
“Ata kanë një orar të përbashkët. Ata e dinë minutë pas minute se çfarë po bën tjetri. Ata janë të bindur se të qenit çift rrit individualitetin tuaj”,shtoi ajo.
Autorja e librit ka folur edhe për jetën e tyre intime pasi Emmanuel morri rolin e Presidentit në Francë.
Tchakaloff gjithashtu ishte dëshmitare kur Emmanuel u këshillua me gruan e tij Brigitte rreth situatës me parandalimin koronavirusit.
Zonja e Parë u tha këshilltarëve që burri i saj e kishte dëgjuar këshillën e saj, por se ajo nuk mund të ndikonte dhe të mbante përgjegjësi për njerëzit që po vdisnin.
Brigitte Macron gjithashtu citohet drejtpërdrejt në libër, duke folur për përgjegjësitë e saj si zonjë e parë dhe lidhjen e saj me burrin e saj.
“’Për sa kohë që ne jemi bashkë, gjithçka do të jetë mirë. Ne jemi me fat që jemi me njerëi-tjetrin. Lidhja jonë që nga dita e parë ishte shumë e qartë. Njerëzit nuk e kuptojnë, sepse shoqëria ka të bëjë me individualizmin”, citohet të ketë thënë ajo.
“Por “çifti” nuk e prish individualitetin e dikujt, e bën atë më të fortë, e respekton atë. Çiftet që kanë historinë tonë, shtigjet tona gjithçka kemi kaluar, mbase nuk ka shumë prej tyre ”, shtoi ajo.
Zonja e parë franceze gjithashtu pranoi për Tchakaloff se zgjedhja e Macron për të kandiduar për president kishte qenë ‘e vështirë’ për çiftin dhe familjen e tyre, por ajo nuk hyri në detaje më të hollësishme.
Marrëdhënia e Presidentit francez me gruan e tij u bë shumë e njohur për publikun pas zgjedhjes së tij për President.
Mediat kanë shkruar për jetën e tyre personale në detaje, ndërsa autorja e librit të fundi, ka theksuar se Briggite nuk lexon asnjë libër ose artikull që shkruhet për të./arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...