Mcs. kandidatja për master në drejtimin Psikologji Organizative Sociale, Doruntina Grulaj, ka treguar disa pikat që ndihmojnë stresin dhe largimin nga mendimet negative, dhe çka na lehtëson të qëndruarit në shtëpi.
Një nga teoritë e para psikologjike mbi agresionin, teoria e agresionit të stresuar popullor, përgjigjet me po .
“ Stresi çon gjithmonë në ndonjë formë agresioni ” thonë Xhon Dolard dhe kolegët e tij. Stresimi është ( ashtu si mos punimi i një makine shpërndarëse ) çdo gjë që bllokon arritjen e një qëllimi nga ana jonë. Stresimi rritet kur motivimet tona për të arritur një qëllim janë shumë të forta, kur presim kënaqësi dhe kur bllokimi është i plotë.
Në kohën kur bota por përballet me një pandemi të quajtur COVID-19 e tanimë gjithë bota ndihet e shqetësuar dhe është në gjendje emergjente ajo çfarë duhet ruajtur secili prej nesh përveç shëndetit fizik nuk duhet harruar as shëndetin mendor. Të gjithë e dimë se e nesërmja nuk i është premtuar askujt, por kemi vazhduar me shpresën se do jemi, e me këtë shpresë edhe duhet të vazhdojmë. Stresi është pjesë e përditshme e jona, ai mund të shkaktohet nga gjërat kur na dalin jashtë kontrolli gjithashtu edhe nga gjërat që na bëjnë nervoz, nga momente dhe detyra, obligime të pa përfunduara. Por, mund të ndodh që edhe të na pengoj në aktivitetin tonë të përditshëm, të kaloj në ankth dhe depresion. Çelësi për të menaxhuar stresin nuk është ta heqësh nga jeta por të mësohesh me të, dhe ta ndryshosh gjendjen mendore duke marrë hapa ta kontrollosh efektin e tij në të mirë të shëndetit.
Duke menduar situatën në të cilën ndodhet bota e posaçërisht vendi ynë nga pandemia COVID-19 e tanimë edhe nga kriza politike e cila ndodhi në një kohë dhe moment jo të duhur e që për popullin ishte dy herë goditje sepse të pakta janë masat që janë marrë nga e ashtuquajtura ”elita politike” në lidhje me pandeminë, e kjo nxit edhe më shumë ndjenjën e pakënaqësisë së popullit, nxit pa rehatinë, frikën, dhe agresivitetin ndaj shtetit, por edhe duke kaluar pastaj në shoqëri. Kurse në anën tjetër mjekët, psikologët, tani janë më të angazhuar se kurrë më parë duke u munduar tu dalin në ndihmë qytetarëve, duke mos harruar as farmacistët, gazetarët, dhe punëtorët në qendrat tregtare sepse vërtet kanë një meritë të madhe, dhe meritojnë shpërblim nga ana e udhëheqësit sepse secili nga ta është duke rrezikuar jetën e tyre dhe familjes, kurse pjesa tjetër e qytetarëve qëndrojnë në mëshirën ndaj Zotit se si do shkoj krejt kjo rrjedhojë pandemie, dhe krizë politike në të cilën ndodhemi,në krejt në këtë edhe mendimet dhe presioni që i bëjmë mendjes ndikon në shëndetin fizik, dhe at psikik.
Çdo e keqe e ka një të mirë, e mbase do të ketë shumë të mira nga kjo sepse toka po pushon, ajri po shkon duke u bërë më i pastër, njerëzit janë duke marrë veten nga dinamika e jetës, nga lodhja puna, stresi dhe presioni që kanë pasur, janë duke qëndruar në shtëpitë e tyre mbase nuk kanë qëndruar më shumë se një të diele, po ashtu jemi larguar nga ushqimet e pashëndetshme siç i quajmë ( fastfood ).
E di se krejt kjo që tani po e kalojmë ka prishur rutinën e pothuaj gjithsecilit prej nesh sepse jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi e kjo ndikon edhe në procesin mendor, por duhet ta marrim më lehtë sikur jemi në pushim, dhe se mbas një periudhe të shkurtë kohore pushimi do përfundojë e do kthehemi rutinës që kemi jetuar, jam e bindur se disa edhe do ndryshojnë kahje të jetës sepse do bëhen më pak social, disa edhe do kenë humbur vendet e punës, e disa edhe humbin më të dashurit e tyre nga sëmundje të ndryshme,jo vetëm nga COVID-19 e kjo nuk duhet të lejojmë të na mundoj shëndetin mendor e as at fizik sepse çdo derë e mbyllur hap një tjetër e ta duam veten dhe tjetrin, ta ruajmë nga mendimet e errëta, të menaxhojmë situatat me të cilat përballemi, sepse kjo çfarë kalojmë mbas pak kohe ”nuk do ketë rëndësi”.
Mos harroni se mendja negative nuk sjell kurrë jetë pozitive. Ne duhet të motivojmë veten me gjëra të mira dhe të besojmë se do na presin ditë edhe më të vështira ndoshta por, do i kalojmë duke mos ushqyer veten me mendime negative, duke mos besuar gjithmonë lajmet që lexojmë, sepse ka shumë nga to që na konsumojnë trurin edhe shumë mund të jenë (fake ) të rrejshme. Krejt çfarë na duhet në këtë periudhë është të jemi më shumë se kurrë durimtar, të qëndrojmë në shtëpi ta ruajmë veten familjarët, rrethin, shoqërinë, dhe të tjerët, kjo është mënyra si duhet luftuar tani, dhe të tregohemi përgjegjës në rrethana të tilla.
Disa nga pikat që ndihmojnë stresin dhe largimin nga mendimet negative, dhe çka na lehtëson të qëndruarit në shtëpi :
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...