A ekziston dashuria me shikim të parë? Studiuesit i japin fund dilemës

00:26 | 30 Maj 2018
Trina Galanxhi
Disa, me misionin madhor për të thyer zemrat e mijëra njerëzve shkuan dhe ndërmorën një studim, për të na treguar se jo, dashuria me shikim të parë nuk ekziston. Quajeni ç’të doni, vetëm dashuri jo.
Studimi i publikuar në gazetën “Personal Relationships” u krye mbi 396 studentë gjermanë dhe përfundimi, shkurtimisht, qe ky: e ashtëquajtura dashuri me shikim të parë në fakt është veçse tërheqje fizike, asgjë më shumë.
Ose personi në fjalë ju ngjall kujtime apo ju përngjason me dikë në të shkuarën. Qartë tani?
Gjithsesi për të gjithë romantikët atje tej, ju themi se sado të mundohen, numrat, shifrat dhe shkenca nuk munden kurrsesi të flasin për dashurinë. Rroftë dashuria me shikim të parë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme