Ramazani është muaji i shenjtë ku myslimanët e privojnë veten nga ‘kënaqësitë’ ditore si konsumimi i ushqimit, pijeve dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë ditës.
Qëllimi i agjërimit për një muaj është që myslimanët të afrohen më shumë me Zotin dhe, në përgjithësi, të shpenzojnë më shumë kohë duke e adhuruar atë, transmeton Telegrafi.
Ndonëse agjërimi ka shumë rregulla strikte, tani ekziston edhe një dilemë e cila i preokupon gratë myslimane të cilat agjërojnë: a guxojnë të vënë makijazh kur janë duke agjëruar?
Ndonëse myslimanët thonë se këtë gjë më së miri e din Allahu, konsensusi i përgjithshëm është se nëse nuk konsumohet apo nuk futet në fyt, bën të përdoret.
“Të gjitha preparatet që vendosen në pjesën e jashtme të trupit, qoftë nëse absorbohen përmes lëkurës apo jo, nuk e prishin agjërimin përveç nëse gëlltiten nga personi”, thotë Shaykh Muhammad Saalih-al-Munajiid, ekspert i çështjeve islame.
Ai thotë se e njëjta gjë aplikohet edhe te sapunët dhe kremrat që përdoren për ta zbukuruar fytyrën dhe që aplikohen në sipërfaqen e lëkurës – ngjashëm me makijazhin.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...