Cilës prej juve vajza i ka shkuar ndonjëherë ndërmend që të pastrojë piskatoren e vetullave, menjëherë pasi keni bërë heqjen e qimeve? Ndoshta, është pak e vështirë për të pasur një përgjigje direkte për këtë,seps të gjitha ne jemi pak të shkujdesura në këtë pikë. Mirëpo është momenti që të gjitha ne të përqëndrohemi dhe të kuptojmë se jo vetëm që duhet ta pastrojmë piskatoren, por këtë veprim duhet ta bëjmë gjithmonë e më shpesh. Por, sa shpesh është fjala?
Ekspertët thonë se atë duhet ta pastroni menjëherë pas përdorimit. Këtë veprim mund ta bëni me një pambuk dhe alkool, ose thjesht me ujë. Dhe ky veprim bëhet për të shmangur bakteret dhe transmetimit e tyre më pas në fytyrë. Sepse në përdorimin e radhës, këto baktere mund të hyjnë përmes poreve të lëkurës në trup dhe ju gjendeni krej të pambrojtur.
Pra, e lexuat mirë! Kujdes vajza!/revistaclass/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...