Dr. Gary Chapman në librin e tij shpjegon se shumë çifte të martuara e gjejnë veten në luftë dhe ndihen të padashur në martesat e tyre, jo sepse mungon dashuria, por sepse ata nuk dinë si të shprehin dhe marrin dashuri në gjuhën e dashurisë së partnerit të tyre.
Për shembull, një burrë gjuha parësore e dashurisë së të cilit është dhënia e dhuratave, mund të bëjë që të punojë orë shtesë në punë që të fitojë para për t’i bërë një dhuratë të veçantë gruas. Nga ana tjetër, gruaja e tij mund të ndihet e lënduar dhe e padashur, nëse gjuha parësore e dashurisë për të është koha cilësore. Ajo nuk e sheh dashurinë e shprehur përmes dhuratës, por përkundrazi ndien mungesë dashurie, sepse i shoqi nuk po kalon kohë me të. Në të njëjtën kohë, i shoqi mund të ndihet i lënduar dhe i padashur, sepse bashkëshortja e tij nuk vlerëson dhuratën për të cilën ai punoi aq shumë për t’ia dhënë. Të kuptuarit e gjuhëve të dashurisë do ta lejojë gruan të ndiejë dashurinë e shprehur përmes dhuratës, por do të ndihmojë edhe burrin të kuptojë se përveç dhuratës ai duhet të kalojë kohë cilësore me bashkëshorten, që të flasë gjuhën e saj të dashurisë.
Duhet të jemi të gatshëm të mësojmë gjuhën primare të dashurisë së partnerit nëse duam të jemi komunikues efektivë të dashurisë.
Fjalët vlerësuese: komplimentet verbale, janë komunikues të fuqishëm të dashurisë. Nëse duhet ta komunikojmë dashurinë gojarisht, duhet të përdorim fjalë të mira. Fjala nuk është një ndjenjë, është një angazhim. Fjala është shprehje dashurie “Të dua”.
Koha cilësore: është një komunikues i fuqishëm emocional i dashurisë. Kushtim i vëmendjes së plotë njëri-tjetrit, p. sh. gjersa jeni ulur në shtrat dhe TV është ndezur, ju shikoni njëri-tjetrin duke folur, duke i dhënë njëri-tjetrit vëmendje të plotë. Koha e cilësisë nuk do të thotë që ne duhet të kalojmë momente të përbashkëta duke parë njëri-tjetrin në sy. Kjo do të thotë që po bëjmë diçka së bashku dhe po i kushtojmë vëmendje të plotë personit tjetër.
Marrja e dhuratave: dhuratat janë simbole vizuale të dashurisë. Një dhuratë është diçka që mund të mbash në dorën tënde dhe thua: “Shikoni, ai po mendonte për mua”. Nëse marrja e dhuratave është gjuha juaj kryesore e dashurisë, ju do i jepni një vlerë të madhe dhuratave. Ju do i shihni ato si shprehje dashurie. Ka një dhuratë të paprekshme që ndonjëherë flet më shumë se një dhuratë që mund të mbahet në dorë. Ajo është dhurata e pranisë suaj, duke qenë atje kur bashkëshorti juaj ka nevojë për ju. Trupi juaj bëhet simbol i dashurisë suaj.
Shërbimet e dobishme: gjërat që e dini se bashkëshorti juaj dëshiron që ju t’i bëni. Ato duhet bërë me dashuri dhe kënaqësi, si p.sh. veprime të tilla si gatimi i një vakti, vendosjen e një tavoline, pastrimi i enëve, largimi i pluhurave, largimi i mbeturinave, ndërrimi i pelenave, kositja e barit etj. Nëse bëhen me një frymë pozitive, ato me të vërtetë janë shprehëse të dashurisë.
Prekja fizike: kapja e duarve, puthjet, përqafimet, marrëdhëniet intime, janë mënyrat e komunikimit të dashurisë emocionale. Për individët tek të cilët prekja fizike është gjuha primare e dashurisë, më e rëndësishme është një përqafim, sesa fjala “Të dua”. Nëse gjuha primare e dashurisë është prekja fizike, dhe bashkëshorti ose bashkëshortja është e pabesë, atëherë për të do të jetë një traumë emocionale (Chapman, 1992)./revista psika
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin