Vetitë shëruese të trëndafilave njihen që moti, e këtë e kanë vërtetuar edhe shkrimet e vjetra të gjetura në Egjipt, në Indi dhe në Kinë, në të cilat ishin vërejtur mënyrat shëruese që kanë.
Sot, dihet se në trëndafila ka vaj eterik, acide të mollës dhe të limonit. Gjethet e trëndafilave janë përdorur edhe në kuzhinë, janë përzier me sallatë, janë përzier në pite me mollë, si dhe janë përdorur për t’u përgatitur lëngu prej tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Shurupi nga trëndafilat
Dy grushte me gjethe trëndafilash i përzieni me gjysmë litër ujë të ngrohtë dhe i lini të mbuluara për 24 orë. I procedoni dhe i zieni me 250 gr sheqer, e kur të jetë tretur sheqeri, shtojani lëngun e një limonit dhe ziejeni edhe për 5 minuta. Te sëmundjet e mushkërive të pini 2 – 4 lugë të mëdha shurup.
Ujë për masazh
Uji në të cilin për dhjetë ditë kanë qëndruar gjethet e trëndafilave përdoret për masazh te reuma, kundër zbokthit dhe për heqjen e akneve.
Trëndafilat në vaj ulliri
Vaji i ullirit në të cilin janë hedhur gjethet e trëndafilave përdoret për lyerjen e plagëve, të cilat vështirë shërohen.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana