Kujdesi ndaj buzëve tani më është bërë i domosdoshëm, madje edhe duke intervenuar në forma të ndryshme vetëm e vetëm për t’u dukur bukur
Buzëkuqin tani njerëzit e shohin si një favor për femrat por edhe për t’u identifikuar me ngjyrën e tij.Mirëpo, në fillim vënia e buzëkuqit kishte një kuptim/mesazh tjetër, e që tani nuk mendohet të bartë ndonjë mesazh të caktuar.
Thuhet se buzëkuqin fillimisht e ka përdorur mbretëresha Sumeria e cila e kishte përgatitur vet duke grimëcuar shkëmbinj të kuq.
Përveç kësaj në mesjetë buzëkuqi ishte simbol i pozitës së lartë elitare. Burrat dhe gratë në Egjipt përdornin buzëkuq vetëm për të treguar pozitën e tyre.
Ndërsa, në Greqinë e lashtë buzëkuqin e përdornin vetëm prostitutat, vënia e buzëkuqit nga të tjerët kritikohej nga kisha.
Megjithatë, ky mendim filloi të zbehet në kohën e renesancës kur mbretëresha Elizabeth I, filloi ta praktikonte lyerjen e buzëve. Në kohën e mbretëreshës njerëzit filluan të mendonin se buzëkuqi kishte veti magjike dhe kishte mundësi t’i parandalonte shumë sëmundje!
Në fillim te vitit 1900 buzëkuqi u bë simbol i emancipimit të femrave. Nga vitet 1970, buzëkuqi me ngjyrë të ndritshme ishte një simbol i rebelimit seksual dhe social.
Në vitet 1980 e kuqe ishte ngjyra që e përdornin yjet si Madonna. Ndërkaq, në vitet 1990, ngjyra natyrore të buzëkuqëve u bën të zakonshme. Nga fillimi i viteve 2000, buzëkuqët ishin të përfaqësuar më shumë se prej 9.4 miliardë dollarë për industrinë kozmetike.
Cilado qoftë arsyeja e buzëkuqit ai ka gjetë përdorim gjatë gjithë historisë për të rritur dhe për të tërhequr vëmendjen për buzët, duke shtuar atraktivitetin e përgjithshëm të një gruaje dhe aftësinë për të shprehur individualitetin.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...