Mund ta dini tashmë që nuk duhet asnjëherë të ushqeheni para se të shkoni në palestër. Shkencëtarët kanë konfirmuar më në fund këtë ‘thashethem’. Ata thonë se do të merrni më shumë fryte nëse stërviteni me barkun bosh.
Ky është studimi i parë që sugjeron se stërvitja ndërkohë që je i uritur ka efekte afatgjate në shëndetin e një njeriu.
Pasi keni ngrënë, trupi është shumë i zënë me procesin e përpunimit të ushqimit që keni konsumuar dhe nuk është i fokusuar tek djegia e kalorive. Prandaj stërvitja menjëherë pasi keni ngrënë nuk do t’ju ndihmojë të humbni asnjë kilogramë të tepërt tek indet dhjamore, që janë përgjegjës për obezitetin.
Në vend të tij, trupi përdor si burim energjie karbohidratet e konsumuara dhe jo dhjamin që njerëzit duan të djegin.
Vajtja në palestër ndërkohë që jeni në gjendje esëll ju ndihmon të digjni dhjamin dhe ta ktheni atë në muskuj, mendojnë ekspertët.
Autori kryesor i studimit, prof. Dylan Thompson tek Universiteti Bath, thotë se indet dhjamore shpesh janë përballë disa ndryshimeve sfiduese.
Pas ngrënies, indi dhjamor është i zënë duke reaguar ndaj ushqimit dhe stërvitja në këtë kohë nuk do të stimulojë të njëjta ndryshime (përfitime) në indin dhjamor”.
“Kjo do të thotë se stërvitja në gjendje esëll mund të provokojë më shumë ndryshime të favorshme në indin dhjamor dhe mund të jetë më fitimprurëse për shëndetin në periudha afatgjate.
Gjatë studimit, të publikuar tek Revista Amerikane e Psikologjisë – Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, hulumtuesit shkencorë studiuan një grup meshkujsh mbipeshë. Ata ecën për 60 minuta me stomakun bosh, dhe për të njëjtën periudhë kohe dy orë pasi kishin ngrënë një mëngjes të bollshëm në karbohidrate.
Ekspertët u morën mostra të gjakut dhe indit dhjamor pas ngrënies ose gjendjes esëll, si dhe para dhe pas stërvitjes.
Ata zbuluan se pasqyrimi i gjenit në indin dhjamor ndryshonte dukshëm tek të dyja eksperimentet. Të dyja gjenet PDK4 dhe HSL u rritën në rastet kur meshkujt u stërvitën në gjendje esëll, dhe u ulën kur ata u ushqyen para ecjes.
Rritja në rastin e parë tregon se yndyra e ruajtur është përdorur për të furnizuar metabolizmin gjatë stërvitjes në vend të karbohidrateve të marra nga vakti i fundit.
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...