Në këto situata keni vetëm tri mundësi zgjedhjeje.
Nuk ka asgjë të pazakontë që një koleg të tregojë interes ndaj jush, të flirtojë në ambientet e punës apo t’ju kërkojë një takim pas saj. Dhe është normale që të tundoheni, mos u shqetësoni.
Por dilemat fillojnë nëse ju jeni aktualisht në një lidhje. A duhet t’i tregoni atij rreth flirteve në punë?
Ekzistojnë disa alternativa të cilat mund t’ju ndihmojnë të dilni një herë e mirë nga e gjithë kjo situatë e sikletshme dhe mos ndiheni më fajtore.
1 – Thuaja, nëse të mungojnë sherret e vogla
I dashuri juaj me siguri e di që djem të tjerë flirtojnë me ju dhe nëse ja thoni ai do të mendojë se po e bëni për vëmendje. Por nëse nga ana tjetër kolegu juaj fillon ta teprojë, duhet t’i vini pikat mbi “i”.
Pas kësaj bëni mirë të informoni partnerin tuaj për këtë.
2- Jo! Rregullojeni vetë këtë
Është problemi juaj, nuk keni pse ta përfshini të dashurin në gjithë këtë. Edhe nëse situata del jashtë kontrollit jeni ju që duhet ta zgjidhni me kolegun këmbëngulës këtë situatë.
3 – Po flirtoni dhe ju?
Nëse ju pëlqejnë provokimet dhe zgjidhni të flirtoni me të, është në rregull, por vetëm nëse nuk e kaloni masën.
Nëse gjërat fillojnë të marrin përmasa të tjera, ndaloni dhe pyesni veten se ku mund t’ju çojë e gjithë kjo. Ndërkohë, i dashuri juaj, më mirë mos ta marrë vesh, të paktën sa të sqaroheni me veten.
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...