Një studim i ri tregon se, seksi me një ish-partner është diçka pothuajse e zakonshme.
Marrëdhënia e një çifti pas një ndarjeje mund të marrë forma të ndryshme. Disa vazhdojnë të jenë miq, e të tjerë vetëm miq që nuk janë. Sipas studimit të ri, nuk janë këto 2 kategoritë e vetme të ish-ave. Në të vërtetë, ekziston edhe 1 e tretë: Ish-a që flenë bashkë. ‘Ex With Benefits’ janë quajtur, duke u frymëzuar nga filmi ‘Friends With Benefits’ (Shokë me përfitime të veçanta).
Më shumë se 25% e njerëzve kanë pranuar se vazhdojnë të kenë marrëdhënie intime me ish-partnerët e tyre pas ndarjes, në këtë sondazh. Studimi i kryer nga Bravo, tregon se fundja, ndarja mund të ketë edhe një anë pozitive, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ‘seksin pa angazhim’. Rreth 85% e të pyeturve thanë se e shikonin ndarjen edhe si diçka pozitive. Femrat treguan se ndiheshin të lehtësuara, kishin më shumë shpresë dhe besim tek vetja, menjëherë pas ndarjes. Në fakt, 40% e tyre thanë se për ta, pjesa më e mirë e ndarjes ishte kur mund të vazhdoje të kishe marrëdhënie me partnerin.
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...