Google ADS

A duhet të jeni “i pari”: Sa partnerë janë shumë para jush?

13:45 | 19 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Në një studim të fundit, njerëzit që nuk janë në lidhje romantike u janë përgjigjur pyetjeve se cili është numri ideal i partnerëve seksuale para tyre, në mënyrë që një person të jetë tërheqës për ta.

Shumica e të të anketurave kanë theksuar se kërkojnë një partnere me përvojë seksuale, por gjithsesi numri i partnerëve që duhet të kishin më parë nuk duhet të jetë i madh, transmeton portal arbresh.info

Për këtë gjë nuk bien dakord vetëm burrat, por edhe gratë.

Asnjëri nga ta nuk dëshiron që të fillojë në marrëdhënie me dikë që nuk përvojë seksuale, por theksohet se sa më i lartë numri i partnerëve, ata bëhen më pak tërheqës.

Britania ndalon seksin për çiftet që nuk jetojnë bashkë

Studiuesit ekzaminuan 188 persona, 104 prej të cilëve ishin gra. Kur kërkonin vetëm aventura, gratë nuk i shihnin interesante burrat që kishin më shumë se gjashtë partnerë seksualë, ndërsa burrat humbën interesin kur ky numër kaloi njëmbëdhjetë.

Të dy gjinitë konsideruan se numri ideal i partnerëve të mëparshëm ishte numri tre. Sidoqoftë, kjo është ndryshe kur bëhet fjalë për një marrëdhënie potencialisht afatgjatë. Pastaj, shumica e të anketuarve u përgjigjën se partneri ideal për ta do të ishte ai me numrin dy pas tyre, shkruan Metro.uk, transmeton portal arbresh.info

Arsyeja është e thjeshtë, njerëzit kanë frikë se sa më i madh numri i partnerëve të mëparshëm seksual, aq më shumë ka gjasa të mashtrohen.

I vetmi ndryshim është se burrat janë më të gatshëm të përfshihen në një marrëdhënie me virgjëreshat ose dikë me më pak përvojë seksuale. Duhet të merret parasysh që të gjithë të anketuarit ishin në të tridhjetat e tyre, dhe është shumë e mundur që qëndrimet të ndryshojnë në grupmoshat e tjera.

Hulumtimet shtesë treguan se burrat e përfshirë në studim kishin një mesatare prej 8.4 partnerësh, dhe gratë rreth 5.8 partnerë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme