Deri para pak vitesh ata që e përjashtonin mishin nga dieta dhe nuk po flasim për veganët dhe që refuzonin çdo produkt me origjinë shtazore shiheshin si ekscentrikë.
Sot është rritur numri i restoranteve për këta persona. Debati për përdorimin e mishit ka filluar që në vitin 2015 kur një komitet ndërkombëtar rekomandoi që mishi i kuq dhe mishi i procesuar janë konsideruar me indeks të lartë nga Agjencia Ndërkomëbatre e Kërkimeve mbi Kancerin, IARC. Këshillat e këtij komiteti bazohen në studimet epidemiologjike që sugjerojnë rritje të lehta të probabilitetit për të patur disa lloje tumoresh që mund të lidhen me një konsumim të tepërt të këtyre produkteve. Edhe pse ky risk është i vogël në vlerë absolute, mund të rezultojë i rëndësishëm për shëndetin publik, meqë përdorimi i mishit në botë është rritur dhe po rritet në vendet në zhvillim dhe në ato të varfra. Ky njoftim pati një jehonë të madhe mediatike, por këshillat për të reduktuar konsumimin e mishit të kuq dhe atij të procesuar vinin qysh prej vitit 2002, kur OBSH-ja në fushatën e saj për të reduktuar kancerin kolorektal e citonte këtë fakt në incidencën e këtij kanceri. IARC e ka klasifikuar mishin e kuq në grupin e 2 të ushqimeve kancerogjene. Ky klasifikim do të thotë se ka prova të studimeve epidemiologjike që tregojnë një lidhje pozitive mes konsumit të mishit të kuq dhe zhvillimit të kancerit kolorektal, megjithëse nuk nuk mund të anashkalohen edhe shpjegime të tjera për këtë lidhje.
Në rastin më të keq mbetet mishi i procesuar.
Kjo do të thotë mishi i transformuar nga kripa, tymi, fermentimi dhe nga sisteme të tjera që përmirësojnë shijen dhe e ruajnë në kohë. Pjesa më e madhe e salçiçeve duke përfshirë edhe proshutën përfshihen në këtë repart. IARC e klasifikon mishin e procesuar në grupin 1 të agjentëve kancerogjenë mes duhanit, arsenikut prezent në ujë dhe në kabinat e nxirjes. Ekzistojnë prova që konsumimi i këtij produkti mund të provokojë kancer të kolonit ose të rektumit dhe ka të dhëna që e lidhin me tumoret e pankreasit dhe të prostatës. Revista “The BMJ” e publikuar nga Shoqata e Mjeksisë Britanike i hodhi akoma më shumë benzinë zjarrit. Publikoi një studim të kryer në Amerikë mbi më shumë se gjysëm milioni njerëz mes 50-71 vjeç dhe që arriti në përfundimin se personat që konsumonin më shumë mish të kuq, të procesuar ose jo, kishin një vdekshmëri nga 9 shkaqe të ndryshme mes të cilave përfshihej kanceri dhe Alzheimeri. Duke u nisur nga këto shifra atëherë nuk duhet këshilluar ky ushqim, por është diçka që asnjë organizëm shëndetsor nuk ka arritur ta bëjë. Ajo që është një emërues i përbashkët është një reduktim i këtij konsumi, por jo vetëm për motive shëndetsore. Aktiviteti i blegtorisë është shumë kontaminues edhe për mjedisin.
Të shumtën dy herë në javë.
Kjo është shpeshtësia e konsumit të mishit të rekomanduar. OBSH-ja rekomandon 500 gramë përdorim javor dhe këshillon mospërdorimin e të procesuarit. Përbërësit e mishit të procesuar janë acide yndyrore të ngopura dhe nitritet, rreziku i këtyre të fundit rritet kur gatuhen, një proces i kthen në nitrosamina, substanca potencialisht kancerogjene. Nga kjo pikëpamje mishi krudo duket më i shëndetshëm. Kur gatuhet një fileto, temperaturat e larta mbi 100 ose 150 gradë C nuk janë të rekomandueshme mbi të gjitha, nëse vihen në flakë direkt mbi zgara ose tiganë, sepse rrisin prezencën tek mishi sidomos në masën dhjamore të tij të disa përbërësve si hidrokarburet policiklike aromatike dhe aminat heterociklike aromatike që janë mutagjenike. Kjo do të thotë që shkaktojnë ndryshime në ADN-në dhe për pasojë kancer. / Horizonti.al
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...