Google ADS

A duhet dhe sa kohë duhet ta lini fëmijën të qajë para gjumit? Përgjigjen e merrni nga ekspertët

11:32 | 28 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Metoda që aplikohet nga disa prindër, për të lënë fëmijën të qajë për pak kohë, është e diskutueshme.

Metoda u ideua në vitin 1980, nga Dr. Marc Ëeissbluth, autor i librit “Zakonet e gjumit të shëndetshëm, fëmija i gëzuar”, argumenton se në të vërtetë mëson një foshnjë se si thjesht të qetësohet dhe të heqë qafe zakonet negative para gjumit. Siç shpjegohet në libër, ideja është që prindërit ta lënë fëmijën në krevat dhe ta lënë të qajë, por duhet bërë kujdes që fëmija të mos jetë i uritur ose e lagur, transmeton portal arbresh.info

Prindërit tani pyesin se sa kohë duhet lënë fëmijën të qajë?

Së pari këshillohet të dallohen metodat e të qarit. Përveq metodes së parë që shpjeguam më lart, është edhe metoda tjetër që quhet metoda Ferber, e cila thotë që fëmija duhet të monitorohet kur qan.

Ekspertët thonë se është e nevojshme të zgjasni periudhën midis të cilës kontrolloni fëmijët, deri në momentin kur nuk e bëni më.

“Kontrollet janë menduar më shumë për prindërit sesa për fëmijët. Unë rekomandoj që të kontrolloni fëmijën tuaj çdo pesë minuta. Kjo do të thotë të hysh në dhomë dhe t’i thuash: “Të dua, është koha për shtrat, natë e mirë.” Merrni fëmijën në krahë, qëndroni në dhomë ose tregojini fëmijës se ankthi nuk ndihmon “, thotë pediatri Dr. Craig Canapari.

Një tjetër rekomandim që vjen nga psikologia, Lynelle Schneeberg, thotë se kontrolla e fëmijës gradualisht duhet të rritet.

Gjermania nuk jep viza për kujdestarë për fëmijët

“Në ditën e parë, prindi mund ta shikonte fëmijën pas pesë minutash, pastaj pas 10 minutash, pastaj 15 e kështu me radhë derisa të bjerë në gjumë,” këshillon ajo.

Është e rëndësishme që të theksohet se të gjithë ekspertët thonë se trajnimi i gjumit duhet të fillojë kur fëmija është mes katër dhe gjashtë muajsh.

“Vetëm atëherë gjumi bëhet më i organizuar dhe i parashikueshëm, dhe rreth kësaj moshe fëmijët nuk kanë nevojë të hanë natën për shkak të një nevoje fiziologjike”, shton Schneeberg.

Nëse vendosni për këtë metodë të vënies së një fëmije në gjumë, duhet ta ushqeni, t’i ndërroni rrobat, të bëni një rutinë të këndshme, të fikni  dritat dhe të largoheni.

Këto metoda janë rraskapitëse për një prind, por mos harroni se studime të shumta kanë treguar se këto metoda janë të sigurta edhe efektive për vënien në gjumë të një fëmije. Sasia maksimale e të qarit gjatë natës së parë është rreth 40 minuta. Pas disa netësh, të qarat do të zvogëlohen./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme