Ne shpesh përqendrohemi aq shumë në djegien e kalorive përmes stërvitjes dhe ushtrimeve të veçanta saqë harrojmë se sa i mahnitshëm është vetë trupi ynë dhe se si është krejtësisht i aftë për të djegur kalori më vete!
Në fakt, është shumë efikas në këtë gjë për sa kohë që ju e ndihmoni, patjetër.
Çdo qelizë e vogël në trup luan një rol të veçantë kur bëhet fjalë për metabolizmin tuaj – procesin e kthimit të ushqimit në energji. Sa më i shpejtë metabolizmi juaj të jetë, aq më shumë kalori trupi juaj djeg.
Ja çfarë po e ngadalëson metabolizmin tuaj:
Zgjidhja: Gjeni se çfarë regjimi të ngrëni ju përshtatet më mirë dhe mbajeni vazhdimisht.
Nuk është një surprizë që njerëzit që nuk flenë gjumë mjaftueshëm nuk kanë shumë energji, që do të thotë se ata do të përdorin më pak kalori gjatë gjithë ditës.
Zgjidhja: Edhe pse nuk është gjithmonë aq e thjeshtë, gjeni një mënyrë për të fjetur mjaftueshëm. Provoni të përdorni aplikacione të veçanta ose provoni të pini çaj bimor para gjumit.
https://www.instagram.com/p/BohISOpgYge/?utm_source=ig_embed
Nëse ulni shumë konsumimin e kalorive, trupi juaj shkon në gjendje urie dhe ngadalëson normën e metabolizmit duke u përpjekur të mbajë energji rezervë sa më shumë që të jetë e mundur.
Vëzhgimi i konsumit të kalorive është kritik nëse doni të humbni peshë, por mos shkoni shumë larg. Dietologët këshillojnë 200 kcal për humbje të shëndetshme në peshë.
Shumë studime e kanë provuar këtë dhe shumë kompani në botë inkurajojnë stafin e tyre që të bëjnë disa shtriqje dhe lëvizje të thjeshta çdo 30 minuta.
Të gjithë ne kemi një orë të brendshme dhe nëse ndërpritet shpesh, i gjithë trupi vuan, veçanërisht metabolizmi.
Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerantë ndaj laktozës, nuk është problem sepse ka shumë ushqime të tjera që janë të pasura me kalcium dhe ju mund të gjeni diçka që ju pëlqen.
Çdo proces në trupin tonë varet nga uji. Nëse jeni të dehidruar, asgjë nuk do të funksionojë mirë. Një studim zbuloi se pirja e ujit (rreth 500ml) mund të rrisë normën metabolike deri në 30%.
Plus, ju bën të ndiheni të ngopur dhe përfundoni duke konsumuar më pak kalori.
Ushtrimet e rezistencës rrisin masën e muskujve dhe të paturit një sasi më të madhe të masës pa yndyrë mund të rrisë ndjeshëm numrin e kalorive që digjen ndërsa pushoni.
Bërja e ushtrimeve minimale të rezistencës mund të bëjë një dallim të dukshëm.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...