Le te jemi te sinqerte! Na ndodh shpeshherë të ndjehemi të uritur gjatë gjithë kohës dhe kur hapim derën e frigoriferit jemi gati t’i futemi ushqimit të parë që na del përpara, i cili jo gjithmonë është i shëndetshëm.
Më pas e gjejmë veten duke u ankuar për kilogramët e tepërt të akumuluar në periudha të ndryshme të vitit, për dietat e pasuksesshme dhe truket për të humbur peshë sa më shpejt. Ndryshimi i parë duhet të nisë nga regjimi ushqimor, domethënë nga heqja dorë e ushqimeve fast-food dhe të përpunuara dhe zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme. Në rast se ndiheni të dyjëzuar se çfarë të konsumoni, zgjidhni mes 9 ushqimeve të mëposhtme, të cilat mund t’i hani në çdo moment të ditës pa rrezikuar të fitoni ato kilogramët që nuk i do njeri, pasi ato përmbajnë një sasi minimale kalorish.
1-Selinoja: Ajo përmban 95 % ujë dhe përmban vitaminë K.
2-Shumicën e salltrave: Ato përmbajnë vitaminë A dhe C, acid folik dhe hekur si dhe kanë shumë pak kalori.
3-Kastraveci: Përmban shumë ujë dhe ndihmon në një shëndet më të mirë.
4-Lulelakra: Përmban vitaminë C dhe K.
5-Domatet: janë të pasura me fibra, vitaminë A,C, B2, acid folik dhe kalium.
6-Brokoli: përmban vitaminë A,C,E dhe K si dhe fibra.
7-Bizelet: janë të pasura në fibra dhe proteina, por që nuk lejojnë shëndoshjen. Prandaj konsumojini pa u shqetësuar.
8-Pjepri: Pavarësisht shijes së ëmbël ai përmban vitaminë A dhe C.
9-Luleshtrydhet: Janë të pasura me fibra, kalium dhe janë ushqimi ideale për personat që duna të bien në peshë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...