Google ADS

9 shprehjet që të gjithë duhet të ndalojmë së thënuri

13:55 | 2 Shtator 2017
L G

Sidomos në rastet kur përpiqeni ta bëni dikë të ndjehet më mirë…

Në fakt, ka shumë thënie apo shprehje që ulin besueshmërinë e dikujt. Mendoni dy herë para se t’i thuani dikujt diçka, mos lejoni që këto gjëra të dalin nga goja juaj:

  1. “Gjithçka ndodh për një arsye”. Duke thënë këtë shprehje, nënkuptohet se ju besoni që një fuqi e lartë kontrollon gjithçka, madje edhe njerëz shumë fetarë besojnë se ne kemi një lloj kontrolli mbi atë që ndodhë tek ne.
  2. “Është një ditë pirgu!”. Kjo nënkupton se ju jeni të pakënaqur apo të pasukseshëm në punë për një kohë të caktuar, por sërish mezi e prisni fundjavën për të kaluar mirë. Kjo i bie që dita juaj është me batica apo zbatica, herë ndjeheni mirë e herë keni rënie emocionale.
  3. “Ne jemi shoqe të mira përgjithmonë!”. Përgjithmonë është një kohë tmerrsisht e gjatë, dhe thënia e kësaj shprehje injoron faktin se gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. Asnjëherë mos jepni përfundime të tilla sepse jeta është e gjatë dhe kurrë nuk i dihet, një ditë mund të jeni miq shumë të mirë, ndërsa një periudhë kohore mund të përfundoni si armiq të përbetuar.
  4. “Unë jam e hapur për çdo gjë”. Kjo nënkupton se personi është më i hapur për marrjen përsipër të rrezikut të lartë se sa të dallojë se çfarë është e mençur.
  5. “Unë besoj në dashuri pa kushte”. Kjo mund të nënkuptojë se personi në fjalë mendon që ju ose kushdo me të cilin jeni duke diskutuar, ka bërë (ose mund të bëjë) diçka të qortueshme saqë shumica e njerëzve do të largohen. Të gjeni mesin e të bardhës dhe nuancës së zezë, është një pjesë e rëndësishme e të menduarit në mënyrë inteligjente.
  6. “Ky thjeshtë është mendimi juaj”. Kjo shprehje thuhet në mënyrë tipike nga dikush që nuk pajtohet me diçka, por nuk mund të kuptoj se pse, ose të paktën nuk mund të artikulojë arsyen.
  7. “Unë jam një lojtar i punës në grup”. Puna ekipore është shumë e rëndësishme, por të thuhet:”Jam një lojtar i punës në grup” mund të tingëllojë se personi është mendjemadh dhe pret nga të tjerët që ta lavdërojnë.
  8. “Vitet e arta”. Mjerisht, për shumicën, për të mos thënë për të gjithë të moshuarit, vitet e tyre të fundit janë më pak të dukshme se vitet e tyre të arta gjatë rinisë së tyre. Duke iu referuar moshës së vjetër si “vitet e arta”, nënkupton përpjekjen për të shmangur gjërat që janë reale.
  9. “Gjithçka funksionon në fund!”. Ah, sikur kjo të ishte e vërtetë. Jo të gjitha gjërat mund të vijnë në pah apo të funksionojnë në fund, ndonjëherë nuk marrim rezultatin e nevojshëm, por asnjëherë nuk duhet të ndalemi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme