Të gjithë presin me padurim fundjavën pas një jave të gjatë dhe të lodhshme pune.
Mirëpo nëse të dielën në darkë ju mbërthen një ndjenjë e tmerrshme nervozizmi dhe dëshire për të mos shkuar në punë, atëherë me shumë gjasa ju e urreni punën tuaj.
Çfarë të bëni në këtë rast? Gjithçka varet nga fakti nëse vendosni të qëndroni apo të largoheni nga ajo punë. Ja se çfarë duhet të bëni në çdo rast.
Nëse duhet të qëndroni në punë:
Nuk ju pëlqen puna që bëni, por kjo nuk do të thotë se nuk do ju pëlqejnë as kolegët tuaj. Lidhja më e ngushtë me to do i bëj ditët tuaj më pak të tmerrshme dhe të papërballueshme.
Cila është arsyeja kryesore që ju urreni punën tuaj? Nëse është mërzitja, atëherë është koha t’i merrni gjërat në duart tuaja. Bisedoni me shefin tuaj për mënyrën se si mund të zgjeroni përvojën dhe aftësitë tuaja. Ndoshta ekziston një projekt i ri sfidues me të cilën mund të merresh.
Të gjithë duhet të paguajmë fatura dhe nëse e gjeni veten të mbërthyer pas asaj pune, atëherë bëjini më argëtuese oraret jashtë saj. Investoni në një projekt apo aktivitet që pëlqeni në mënyrë që të largoni stresin që ju shkakton puna.
Fakti që ju keni vendosur të qëndroni në atë punë, nuk do të thotë se duhet ta kaloni kohën kot. Vendosni objektiva dhe planifikoni të përfitoni më shumë nga kjo përvojë.
Nëse planifikoni të largoheni nga puna:
Edhe pse planifikoni të largoheni është e rëndësishme të mbani mend se jeni ende aty tani dhe se kjo përvojë do të luajë një rol në reputacionin tuaj të përgjithshëm profesional.
Për këtë arsye, ju duhet të bëni maksimumin tuaj për ta bërë sa më mirë atë punë.
Askush nuk mund të fajësojë ju për të kërkuar një mundësi të re. Megjithatë, ju duhet ta bëni këtë me një nivel të caktuar të respektit dhe profesionalizmit.
Listoni gjërat pozitive apo përvojat që keni arritur të fitoni nga puna që nuk pëlqeni.
Filloni përgatisni terrenin për largimin, njoftoni shefat tuaj dhe mundohuni ti mbani hapur dyert e komunikimit me atë kompani.
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...