8 gjëra që na shkurtojnë jetën… sidomos atë të femrave!

16:36 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Le të jemi të sinqertë: Që nga momenti kur lindim, vdekja është diçka e sigurt, por ka disa gjëra të përditshme që bëjnë të shkojmë më shpejt drejt këtij fati.

Asnjëra prej tyre nuk do të thotë që ne duhet të përpiqemi t’i eliminojmë krejtësisht këto sjellje nga jeta jonë, por janë një dëshmi se çdo gjë që mund të mbingarkojë, edhe kur duket e padëmshme, mund të ketë ndikime serioze në shëndetin tonë.

Më poshtë kemi grumbulluar 8 gjëra të përditshme që ju ndoshta jeni duke i bërë edhe në këtë moment, e me shumë gjasa po shkurtojnë jetëgjatësinë tuaj:

1. Nëse qëndroni ulur më shumë se dy orë në ditë! (Mbi të gjitha për ato femra që punojnë në zyrë, ulur, që kanë edhe makinë, e që nuk mbajnë mend se kur kanë ecur për herë të fundit)

2.Kur nuk ke miq apo mikesha! (Sipas studiuesve të “University of North Carolina”, të qëndrosh vetëm e mos të kesh një mik apo mikeshë prej shumë vitesh, është njëlloj si të kesh qenë duhanpirës)

3. Nëse qëndroni shumë përpara TV-së

4. Nëse hani keq!

5. Papunësia… (Disa ditë mund të të çlodhin e të të shërbejnë si pushim, por kur kjo zgjatet, atëherë situata bëhet problematike. Studiuesit kanadezë theksojnë se pasiviteti sjell një një sërë problemesh shëndetësore)

6. Nëse keni kolegë antipatikë! (Ka lidhje me stresin, e bashkë me të vijnë edhe shumë probleme nga pas)

7. Nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale vazhdimisht.

8. Nëse flini pak ose flini shumë! (Duhet gjetur e mesmja e artë, si për çdo gjë tjetër në jetë, në fakt).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme