Edhe pas gjithë këtyre viteve, pasioni mbetet i njejtë…
Dashuria është gjëja e vetme që na mban në jetë. Por, ndonjëherë shqetësohemi si pasojë e rënies së inenzitetit të dashurisë duke pritur që dashuria të jetë konstante gjatë gjithë kohës. Sipas psikologut Stan Tatkin, nse shqetësoheni se keni rënie në dashuri, mos e merrni për ters dhe relaksohuni, sepse kjo nuk nënkupton asgjë, thjeshtë dashuria zhvendoset apo kalon në një stad tjetër. Në fillim, të gjitha lidhjet e suksesshme kanë eksitim konstant, duke prodhuar shumë dopaminë, që është neurotransmiter i njejtë që stimulohet kur një i varur nga droga merr sasi të drogës sipas zgjedhjes – kjo nënkupton se është eksituese, por e përkohshsme. Pra, nëse keni nevojë të dini disa nga këshillat nëse burri juaj akoma ka këtë shkëndijë të dashurisë, lexoni pikat e listuara më poshtë:
Ai e di se ju urreni të lani enët – andaj edhe ai i bën për ju
Kur jeni me vite së bashku, është e qartë se burri juaj mëson pëlqimet dhe ankesat tuaja. Por, nëse dëshironi të dini nëse ai vërtetë ju do, përcjellni reagimin e tij ndaj acarrimeve tuaja. Pra, nëse ai di pikat e dobëta tuaja që ju dëmtojnë balansin, ai thjeshtë mundohet të sakrifikojë veten që mos të ndjeheni në presion. Për shembull nëse vërtetë e keni bezdi larjen e enëve si punë të përditshme, ai thejshtë mundohet t’i fusë në makinën larëse para gjumit. Por, është mirë që edhe ju t’i ktheni diçka si shpërblim. Është mirë t’i bëni favore njëri-tjetrit që të mbani lidhjen në balans.
Ai gjithnjë ju lejon çfarëdo që dëshironi gjatë takimit në mbrëmje
Studimet tregojnë se meshkujt të cilët janë në dashuri kanë nivele më të ulëta të serotoninës, për dallim nga femrat që shfaqen më entuziaste për të vepruar. Andaj edhe meshkujt nuk priren të kundërshtojnë në gjëra që kërkojnë femrat dhe mundohen t’i realizojnë preferencat e tyre.
Ai përmend emrin tuaj gjatë seksit
Është mëse normale të ju thërras “babe”, “zemër”, “shpirt” madje edhe “mama” gjatë tërë ditës, por Tatkin thotë se nëqoftëse ai përmend emrin tuaj gjatë seksit, kjo është një shenjë se ai është plotësisht i pranishëm në këtë moment me ju dhe nuk dëshiron jetë intime me dikë tjetër. Kjo dhe kontakti i syve janë dy gjëra të rëndësishme që ai kënaqet në praninë tuaj.
Ai pranon të shkojë në ahengje jo edhe aq të pëlqyera, pa u ankuar fare
Është paksa e vështirë për një mashkull të dalë jashtë kontrollit të tij për gjëra që nuk i pëlqen t’i bëj gjatë përditshmërisë. Por, nëse ai zgjedh të bëjë diçka që nuk i përket fare stilit të tij, si për shembull, të marr pjesë në një aheng diëlindjeje me atmosferë shfrenuese, rroba ahengu të veçantë, kjo nënkupton se ai vërteton ju do dhe nuk dëshiron të ju prishë qejfin.
Ai është i shpejtë për t’i dhënë fund një argumenti
Ka raste kur argumentet shpiejnë në konflikte edhe më të mëdha që mund të dëmtojnë realisht lidhjen. Por, mashkulli i cili megjithëse e di që ka të drejtë, përpiqet të marrë një pjesë të fajit vetëm për hir të shuarjes së konfliktit, atëherë kjo është shenjë se ai nuk dëshiron që ju të lëndoheni dhe të ju mbetet kjo zënkë në memorie për një kohë të gjatë.
Ai largon pajisjet elektronike kur është me ju
Të gjithë jemi fajtorë për maninë e telefonave duke i mbajtur rregullisht pranë vetes. Kjo gjë mund të dëmtojë shumë lidhjen sepse nuk arrini të përjetoni momente së bashku duke u fokususar në botën virtuale. Nëse burri juaj nuk kalon shumë kohë në pajisjet elektronike dhe përqëndrohet më shumë rreth jush, atëherë kjo është shenjë se ai dëshiron të harxhojë kohën e vlefshme me ju dhe jo me gjëra tjera.
Ai nuk e përmend “Divorcin” edhe në momentet më të vështira
Të gjithë kemi përjetuar zënka të mëdha, sfida dhe argumente pafund, por edhe në momentet më të errëta burri juaj nuk përmend fjalën “divorc”, thekson Tatkin duke shpjeguar se një burrë i lumtur nuk do që të kërcënojë marrëdhënien e tij, edhe kur është i mërzitur, i frustruar ose tepër i zemëruar. Në vend të kësaj, ai zgjedh metodë të duhur për zbutje të situatës, sepse akoma dëshiron të qëndrojë me ju, te ecni tutje pa pikën e mëdyshjes se do përballeni me divorc.
Ai akoma bën përpjekje që të ju befasojë
Nëse burri juaj akoma përpiqet të ju bëjë surpriza të ndryshme, të ju befasojë papritur në çdo moment tuajin, kjo është shenjë se ai vazhdimisht mendon në ju dhe ngritjen e disponimit tuaj. Këtu nuk bëhet fjalë për dhurata të shtrenjta dhe materiale, mund të jetë thjeshtë një detaj i vogël por që ka domethënie për ju. Kjo ndikon që ta mbani marrëdhënien e freskët dhe të përkushtuar, dhe tregon se ai përmes këtyre gjërave të vogla ju mban buzëqeshjen gjallë.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...