Kur je në një marrëdhënie, e sidomos në rastet kur je e dashuruar kokë e këmbë, mendon se i rrëfeni gjithçka njëri – tjetrit. Por gaboheni, pasi të gjithë i kemi ‘skeletet’ të fshehura diku. Pak mister, nuk i bën keq romancës.
Por cilët janë disa nga sekretet që partneri/a juaj iu mban të fshehtë:
*Probleme në punë: Kjo ndodh vetëm në rastet kur partneri juaj pezullohet ose është në prag të pushimit nga puna.. Me siguri ai/ajo po kalon një periudhë të tmerrshme në punë. Por sërish, nuk do t’iu tregojë asgjë. Ah, krenaria!
*Të gjithë mendojmë se dikush është tërheqës ose seksi, por deri në pikën sa t’ia rrëfejmë partnerit? Joooooooooo. Gjithsesi, derisa ai/ajo nuk vepron, le ti ‘plasë’ sytë ku të dojë.
* Mos ëndërroni se dini gjithçka për fëmijërinë ose periudhën e adoleshencës. Secili prej nesh, nuk tregon se cfarë ndodhi në periudhën kur hormonet nuk kontrolloheshin dot.
* Partneri juaj mund t’iu thotë sesa shumë e dashuroi dhuratën apo festën që I organizove për ditëlindje, por lutu të jetë e vërtetë. Duhet të jesh I lumtur që pavarësisht se të ‘urren’ se I bleve atë dhuratë për ditëlindje dhe ftove dy personat që ajo/ai nuk do t’i shoh me sy, po përpiqet të të bëjë të lumtur. Kështu që më mirë, hesht dhe thuaj faleminderit.
* Ata fshehin sa herë shoku ose shoqja i tij/saj bën diçka të keqe. E si mund të tregosh se ai/ajo tradhëtoi të dashurin/ën, kur fjalia pasardhëse do të jetë: ‘Asnjëhere s’më ka pëlqyer ai/ajo. Mos të të shoh më të rrish pranë’.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...