Ecja është një ndër aktivitetet fizike që preferohet më së shumti. Përpos përfitimeve fizike që sjell ecja, ky aktiviktet sjell shumë të mira shëndetësore.
Të paktën 40 minuta ecje në ditë sjellin të mira të jashtëzakonshme për shëndetin, duke filluar nga parandalimi i diabetit, kancerit të gjirit, përshpejtimi i metabolzmit, transmeton portali arbresh.info
Ja 8 të mirat shëndetësore që sjell ecja në natyrë:
Shmang diabetin
Studimet e reja kanë gjetur se ecja parandalon diabetin e tipit 2. . Rezistenca e insulinës është një parashikues i kësaj sëmundjeje, madje edhe tek njerëzit me nivele normale të glukozës. Studimi i fundit i kryer nga shkencëtarët britanikë zbuloi se njerëzit me diabet kanë arritur të stabilizojnë sheqerin në gjak vetëm duke ecur.
Përmison jetën seksuale
Seksi dhe ushtrimet fizike janë dy aktivitete të pandashme. Në një studim është gjetur se gratë të moshës 45 deri në 55 vjeç që kanë pasur aktivitet fizik, duke përfshirë edhe ecjen e shpejtë, kanë rezultuar me jetë më të mirë seksuale.
Ju kursen para
Në këtë krizë ekonomike, njerëzit nuk arrijnë që të paguajnë për palestër. Një studim amerikan ka gjetur se njerëzit që nuk ia dalin të paguajnë të palestër, kanë stabilizuar shëndetin e tyre duke ecur. Në këtë formë ata kanë menaxhuar stresin dhe kanë parandaluar sëmundjet e zemrës.
U largon nga medikamentet
Studimet e fundit të kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë gjetur se njerëzit që ecin në orët e mëngjesit ose të mbrëmjes përdorim më pak medikamente se sa njerëzit që janë pasiv.
Zhduk lodhjen
Ecja e shpeshtë është një ndër faktorët kryesorë që ndihmon kundër lodhjes dhe dhimbjeve të ndryshme. Një studim ka gjetur se gratë 32 deri në 70 vjeç, që ecin 60 minuta në ditë, kanë lodhje më të paktë fizike dhe kanë muskujt më të fuqishëm. Gjithashtu, ato nuk preken nga depresioni.
Parandalon kancerin e gjirit
Gratë që ecin rregullisht pasi janë diagnostifikuar me kancer të gjirit kanë gjasa të mbijetojnë sëmundjen. Studiuesit nga Univeristeti Yale theksojnë se gratë që merren me ushtrime fizike, duke përfshirë ecjen ka gjasa të parandalojën kancerin e gjirit.
Parandalon sëmundjet e zemrës
Ecja e shpejtë për vetëm 30 minuta në ditë, mund të ul ndjeshëm sëmundjet e zemrës, thonë studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. Studimet kanë gjetur se burrat dhe gratë që ecin vazhdimisht kanë një rrezik 40% më të ulët të preken nga sëmundjet e zemrës.
Parandalon sëmundjen e mendjes
Studiuesit italianë që studiuan 749 njerëz që vuanin nga problemet e kujtesës, kanë kryer një eksperiment me ta duke i detyruara ata që të ecin për një orë në ditë. Pas katër viteve studim, ata kanë gjetur se kujtesa kishte filluar të përmisohet dhe se ata ndjeheshin më të fuqishëm. Studiuesit kanë theksuar se shëtitja 1 orë, për tri herë në javë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mendjes./arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...