1. Kos i bërë vetë, tërshërë, fara lini, fruta pylli, 1 lugë mjaltë, pak kanellë.
Ky mëngjes është i përshtatshëm për të gjithë ata që duan të kontrollojnë peshën dhe metabolizmin e yndyrnave dhe sheqerit në gjak.
2. Një copë kek me vaj ulliri, 1 gotë qumësht.
Kjo zgjedhje shërben për të marrë kalori të shpejta. Është mëngjes më i përshtatshëm për ata që duan të shtojnë në peshë si dhe për fëmijë me “naze”.
3. Buke thekre, gjalpë kikiriku ose susami, qumësht, 1 mollë.
Mëngjes i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur, i pasur në proteina, fibra dhe magnez.
4. Biskota me tërshërë, fara kungulli, fruta të thata, mjaltë, kanellë, 1 gotë qumësht dhie
Mëngjes ideal për fëmijë që kanë ngarkesë në shkollë.
5. Kos, avokado, kastravec, fara “chia” dhe kuinoa.
Mëngjes i përshtatshëm për të marrë energji dhe vlera ushqyese në pak sasi ushqimi. Ideal për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.
6. Dy feta bukë thekre, 1 vezë të zierë, domate, sallatë jeshile dhe salcë me kos, gjizë, avokado, koper
Mëngjes ideal për fëmijë dhe të rritur që merren me aktivitet fizik.
7. Lëng nga dy panxharë të shtrydhur, 1 selino, ½ qitro, pak xhenxhefill dhe 3 gjethe spinaq, të gjitha të shtrydhura me hurom + 1 kupë kos me bajame dhe fara liri.
Mëngjes i përshtatshëm për ata që vuajnë nga hipertensioni.
8. Trahana me pak vaj ulliri dhe djathë dhie
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...