6 këshilla të dobishme për flokë të yndyrshëm

23:26 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Flokët e yndyrshëm janë të vështirë për tu mbajtur, sidomos nëse nuk keni kohë për tu kujdesur për ta.-transmeton arbresh.info

Më poshtë do të listojmë disa këshilla që do t’iu ndihmojnë të keni flokë të bukura dhe të payndyrshme.

1. Me kondicioner bëni vetëm majat, jo në tërë flokët e sidomos jo në rrënjë sepse vetëm sa e shtojnë yndyrën në flokë.

2. Përdorni pudër të bebeve në vend të shamponave të thatë.

3. Lani më rrallë. Kjo tingëllon e çuditshme por nëse duke larë vazhdimisht largoni yndyrën i jepni sinjal trupit të prodhojë më shumë yndyrë.

4. Zgjedhni me kujdes produktet për flokë. Mos përdorni xhele dhe shmangni produktet me mbishkrimin “shkëlqyese”

5. Shmangni flokët e drejta. Flokët e drejta e dallojnë më tepër yndyrën.

6. Mos i prekni flokët. Duke i prekur vazhdimisht e transferoni edhe yndyrën e duarve në flokë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme