Në mënyrë që gjërat të fillojnë të shkojnë në një drejtim pozitiv, kur bëhet fjalë për jetën tuaj, duhet të fitoni disa zakone të shëndetshme që do t’ju ringjallin.
Ekspertët këshillojnë që të bëni këto 8 gjëra para orës 8 të mëngjesit, në mënyrë që të keni një ditë të bukur, transmeton portal arbresh.info
Flini 7+ orë në ditë
Përfitimet e gjumit të shëndetshëm dhe të rregullt janë: kujtesa e mirë; jetë e gjatë; organizëm i shëndetshëm; më pak stres; humbje peshe; kreativiteti; përqendrimi; zvogëlon varësinë nga kafeina; zvogëlon rrezikun e aksidenteve; zvogëlon depresionin, etj.
Lutuni ose meditoni
Lutja do t’ju bëjë të ndiheni të fortë mendërisht dhe plot energji pozitive, sepse “besoni” se gjërat e mira do t’ju ndodhin atë ditë dhe se jeni të mbrojtur, të sigurt.
Aktiviteti fizik
Ne nuk po ju themi të vraponi (edhe pse kjo është opsioni më i mirë), por edhe aktiviteti i butë fizik do të bëjë mrekulli për trupin tuaj. Enët e gjakut dhe sekretimi i limfës do të rriten, trupi do të zgjohet, metabolizmi do të përshpejtohet.
Zakonet që i bëjnë skandinavët njerëz të shëndetshëm
Proteinat e mëngjesit: proshutë dhe vezë
Donald Leiman, një profesor në Çikago, rekomandon të hani 30 gram proteina gjatë mëngjesit. Falë një diete të tillë, do të keni energji të mjaftueshme, do të ndiheni të ngopur dhe do të shmangni mëngjesin në formën e pastave dhe ëmbëlsirave.
Dush me ujë të ftohtë
Të gjithë ekspertët e botës pretendojnë se dushi ose larja në ujë të ftohtë mund të sjellin përfitime për të gjithë trupin. Dr. Bubnovski, një ekspert rus, pohon se falë faktit që trupi zhytet në ujë të ftohtë për 5 sekonda çdo mëngjes, shërohet nga presioni i lartë i gjakut dhe forcon imunitetin.
Dëgjoni ose lexoni gjëra të dobishme
Nëse lajmet ju lodhin, atëherë mos i dëgjoni. Dëgjoni muzikë ose lexoni libra që ju bëjnë të lumtur.
Dëgjoni veten
A e dini se ku po shkoni? Çfarë do të dëshironit më shumë në botë sot? Nëse i dini qëllimet tuaja, gjithçka do të shkojë shumë mirë.
Bëni të paktën një hap drejt qëllimit tuaj afatgjatë.
Nesër është tani, prandaj mos vononi për të arritur qëllimet që keni./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...