Ushqimi nuk është e vetmja gjë që duhet të ruani në frigorifer. Nuk ka asgjë më të mirë se një frigorifer për të mbajtur gjithçka të freskët dhe për të zgjatur jetën e shumë produkteve të ndryshme. Nga sendet shtëpiake deri tek produktet e bukurisë, ka disa sende që performojnë më mirë kur mbahen brenda frigoriferit.
1. Këllëf jastëku.
Kjo është mënyra më e mirë kur ndiheni shumë të nxehtë dhe djersini gjatë muajve të verës. Për t’u freskuar, mund t’i vini këllëfët e jastikut në frigorifer dhe t’i përdorni para se të flini.
2. Produkte kozmetike.
Duke i lënë produktet kozmetike në frigorifer, si rimelin ose buzëkuqin, do t’i mbani të freskëta dhe do t’i parandaloni nga prishja. Kur ruhen në frigorifer, ato zgjasin në mënyrë drastike, pasi vajrat qëndrojnë të freskët.
3. Lapsi i zi i syve.
Ky truk do ta bëjë më të lehtë procesin e mprehjes së tij. Mbajtja e tij në frigorifer do ta bëjë më të fortë dhe më të mprehtë.
4. Kremi i syve.
Një krem i freskët do të përmirësojë lëkurën tuaj, sepse, jo vetëm që do të zvogëlojë rrathët e errët, por gjithashtu do të zvogëlojë fryrjen dhe skuqjen rreth syve.
5. Tasat metalikë dhe rrahësja.
Për një masë kremoze të përsosur, mund të lini pajisjet e nevojshme në frigorifer përpara se t’i përdorni. Pajisjet e ftohta do t’ju ndihmojnë ta përftoni masën më shpejt.
6. Filmi fotografik.
Nëse i ekspozohet temperaturave të ngrohta, filmi fotografik mund të shpejtojë procesin e degradimit. Rekomandohet ta ruani në frigorifer për të zgjatur jetën e tij.
7. Zarfat e mbyllur.
Nëse lini një zarf të mbyllur brenda frigoriferit për disa orë, do të jetë shumë më e lehtë ta hapni pa e dëmtuar letrën.
8. Lulet e këputura.
Ju duhet t’i vendosni lulet në frigorifer nëse dëshironi që të zgjasin më shumë. Ato do të kenë një pamje më të freskët, sikur sapo i keni blerë.
Burimi arsyeton veprimet e tij që i vendosin vajzat në sikle...
Rrahmani: Jemi duke përpiluar planin e qeverisjes për zgjedh...
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...