Google ADS

8 gjëra që çdo bjonde duhet t’i dijë!

22:25 | 5 Janar 2018
L G

Pavarsisht nëse jeni një bjonde natyrale, apo i keni flokët e lyera me nuanca platini ose të arta, këto tetë këshilla do të ju ndihmojnë që flokët tuaja bjonde të duken çdo ditë e më mirë!

Merrni filter për dush

Ju e dini se uji mund të përmbajë gëlqere ose minerale të tjera që ndikojnë keq jo vetëm në cilësinë e flokëve, por edhe ngjyrën e saj. Prandaj, gjëja më e mirë është të merrni filtra të veçantë për pastrimin e ujit që do t’i vendosni në krye të dushit dhe kështu mund të mbroni flokët tuaja delikate.

Përdorni shampo ngjyrë vjollcë

Nëse ngjyrosni flokët, ato pas një kohe mund të ndryshojnë cilësinë e ngjyrës, duke u zbehur dhe u shëndrruar në portokalli. Andaj, gjeni shampo që ka pigmente vjollce e që i japin cilësin e duhur nga mbrojtja e ngjyrës dhe kështu parandalojnë efektin e padëshiruar.

Provoni maskë me proteina

Të paktën një herë në javë duhet të qarosni veten me një maskë me proteina ushqyese që do të frocojë rrënjët dhe flokët, duke i bërë më të butë, jo të dëmtuar dhe të shëndetshëm. Për flokët bjonde kjo maskë është një domosdoshmëri!

Kujdesuni nga klori

Para se të futeni në pishinë, lagni flokët me ujë normal nga rubineti, sepse në këtë mënyrë flokët tuaj nuk do të absorbojnë shumë klor dhe do të jenë të siguruar.

Kujdesuni nga dielli

Ashtu sikur lëkura edhe flokët duhet të mbrohen nga rrezet e dëmshme të diellit. Pra, përdorni sprej me faktor mbrojtës apo veshni ndonjë kapelë për të fshehur flokët nga dëmtimi i tyre.

Kujdes nga nxehtësia

Çdo burim i nxehtësisë mund të jetë i dëmshëm për flokët bjonde. Prandaj, njëlloj sikur të thani flokët, të përdorni hekur për hekurosje të flokëve, figaro për të dredhuar është e njejta sikur të ekspozoheni në diell, të gjitha këto mjete dëmtojnë flokët, andaj është mirë që gjatë aplikimit të këtyre preparateve të përdorni sprej mbrojtës.

Mos i ngjyrosni flokët shumë shpesh

Po, po këtë e dimë! Nëse ngjyroseni shumë shpesh me nuancë të hapur, ndërsa flokët natyrale i keni më të errëta, atëherë mezi prisni milimetrin e dalur të rrënjës ta ngjyrosni sërish me ngjyrën paraprake. Nuk po ju themi të shmangeni tërësisht nga ngjyrosja, për të paktën bëjeni vizitën në stilistin tuaj të flokëve një herë në muaj, nëse dëshironi të ruani cilësinë e flokëve në përgjithësi!

Rregullisht i preni flokët

Pavarsisht nëse jeni bjonde natyrale apo i keni të ngjyrosura flokët, është mirë që çdo dy muaj të shkurtoni të paktën disa centimetra. Kështu do të ruani cilësinë dhe vëllimin e flokëve dhe do të keni mirëmbajtje të lehtë!/femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme