Google ADS

8 filma që do t’ju kthejnë shumë pas në kohë

18:10 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Mund të keni parë çdo gjë gjatë ditëve të karantinës, por qëndrimi në shtëpi nuk shijon nëse nuk ktheheni në periudhën më të bukur, fëmijërinë! Filmat më poshtë ishin të preferuarit e të gjithëve, prandaj po jua rifreskojmë kujtesën. Kë do shihni sot?

“Stuart Little”

Pa e hapur fare videon e kuptuat për ç’film bëhet fjalë. Aventuarat e miushit të adoptuar Stuart i kemi parë kushedi sa e sa herë. Meqë jemi në prag pushimesh, kthejuni sërish.

“Matilda”

2 gjëra s’do të harrojmë kurrë nga ky film. Superfuqinë e Matildës për të zhvendosur gjërat dhe zyshën e saj të tmerrshme!

“The Parent Trap”

Të gjithë ne, ish-fëmijët e asaj kohe, u zhgënjyem kur mësuam se vajzat, nuk ishin motra binjake, por në fakt një person i vetëm. Përshëndje Lindsay Lohen. “Gracka e Prindërve” me motrat binjake që u rigjetën dhe u lodhën aq shumë për të pajtuar prindërit e tyre, është padyshim një prej filmave më të suksesshëm të aktores.

“Baby’s Day Out”

Ne e njohim si “Shëtitja e Bebit”. Bebushi i adhurueshëm që i shpëtoi duarëve të dados dhe nisi xhiron e tij në qytet. Rreziku ishte jashtë dhe mbante fytyrën e 3 burrave keqbërës.

“Mrs. Daubtfire”

Ky film hyn në listën e atyre që s’të mërzitet kurrë.

“Telashe me duzinë”

Ju kujtohet çifti i famshëm që kishte 12 fëmijë, njërin më të praptë se tjetri?! Sa prej hileve të tyre kemi provuar në shtëpi?

“Space Jam” (1996)

Mund ta shohësh 10, 20 ose 30 vjeç me të njëjtin entuziazëm.

“Babe Pig”

Një botë ku kafshët flasin. Nëse tani kemi “Pepa Pig”, atëherë ne kishim Babe-n, derrkucin e famshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme