Pjesa më e madhe e shqiptarëve në moshë madhore kanë përjetuar situata depresive në jetën e tyre. Të dhënat tronditëse kanë dalë nga një anketim i përbashkët i INSTAT dhe ISHP-së, kryer në 2018.
Sipas të dhënave të anketës, 60-70% e grave të anketuara dhe 57% e burrave pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para studimit.
Lidhur me këtë situatë, mjekja psikiatre, Arjana Reli ka thënë për AbcNews se këto shifra janë pak të ekzagjeruara. “Problematika e shëndetit mendor janë në rritje vitet e fundit, por të specifikosh një popullatë me depresion unë mendoj që shifra nuk i afrohet të vërtetës sa i takon depresionit si sëmundje.
E para që ka kritere diagnostike të kësaj sëmundjeje dhe jo me depistime të zakonshme të popullatës. Kjo shifër tregon se shumica e popullsisë vuan problematika të shëndetit mendor. Njerëzit janë më të hapur për të diskutuar problemet e shendetit mendor dhe më të informuar, gjë që çon tërthorazi në një mendje më të hapur për të kërkuar ndihmën”, theksoi Reli.
Ndërsa sa i përket grup-moshës, mjekja thotë se përpos të rriturve që kalojnë zakonisht stres për shkak të punës, vërehet rritje edhe e moshës së adoleshenteve, të cilët për shkak të jetës jo të shëndetshme, apo abuzimet me substanca, alkooli, kafe, kanë më shumë arsye për të bërë probleme të shendetit mendor.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...