Ka shumë diskutime, kudo, në lidhje me gjërat që i bëjnë njerëzit të lumtur. Në fakt, në dy dekadat e fundit, është krijuar një fushë krejt e re për këtë pyetje. Ne e quajmë këtë epokë të psikologjisë si “Psikologjia Politike”.
Ndërkohë që bota shkencore po zbulon faktorët e ndryshëm që përcaktojnë se sa i lumtur do të jeni, përgjatë historisë na është thënë prej filozofëve të mëdhenj dhe udhëheqësve fetarë, se çfarë duhet të shmangim, me qëllim që të jemi të lumtur. Ja cilët janë sulmet më të rrezikshëm ndaj lumturisë. Këta “mëkate” janë kaq vdekjeprurës, saqë shpesh herë nuk e vëmë re se po biem në kurth, deri kur zgjohemi një ditë dhe pyesim, përse po e shohim veten tonë në pasqyrë.
“Krahasimi është vdekja e gëzimit”
Faleminderit Mark Tuein, për këtë këshillë.
Tueini ka absolutisht të drejtë. Sa herë që filloni të masni veten, bazuar në atë që shihni se arrijnë të tjerët, ju nuk keni zgjedhje tjetër, përveç se të ndiheni të palumtur. Ose do të ndiheni fajtorë, sepse shihni ata që janë më të pafat tek mundohen ndërkohë që ju jetoni në rehati, ose do të ndiheni të paplotësuar, sepse të tjerët ju duken më mirë se sa ju. Eshtë një lloj skenari humb-humb, shkruan botaal
Në vend të kësaj, fokusojeni energjinë tuaj për t’u përmirësuar vetë, përditë e nga pak.
“Vetëkënaqësia shpesh e bën jetën të mjerë. Duhet të veprojmë më shumë, të mendojmë më pak, dhe të pushojmë së pari vetveten duke jetuar” – Nicolas de Chamfort
Ky dramaturg i famshëm francez dinte një të vërtetë që i shpëton shumëkujt, sot e kësaj dite: veprimi do ju bëjë gjithmonë më të lumtur, se sa të folurit.
Ndonëse është një ide e mirë të flisni për pasionet dhe ëndrrat tuaja, nëse e vetmja gjë që bëni është që flisni, do e gjeni veten të trishtuar në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Në fakt, do filloni të ndiheni si një gënjeshtër. Do të filloni të vini pikëpyetje, nëse do të realizoni ndonjëherë këto ëndrra për të cilat flisni, dhe dalëngadalë do të pushoni së foluri për to.
Mënyra më e mirë për ta kuruar këtë është të filloni të punoni për ëndrrat tuaja, teksa flisni për to. Mua më pëlqen të them që “po ndërtoj lexuesin tim për t’u bërë një best seller ndërkombëtare. Tani po kaloj kohë duke krijuar një bazë të fortë fansash në Tuiter”. E shihni se çfarë bëra këtu? Bëra një deklaratë të madhe për objektivin tim, si dhe bëra të ditur cili është hapi që po ndërmarr për momentin. Mund të mos jem në gjendje të pretendoj që jam bestseller ende, por mund të filloj të ndërtoj një bazë ndjekësish në Tuiter. Duke pasuar fjalët me veprime, nuk do të ndihem si një gënjeshtër.
“Një ankimtar është si një VDekje Ngrënës sepse ka një thithje energjie negative” – Barbara Corcoran
Kujt nuk i pëlqen të përmendë një thënie të mirë nga Harry Potter? Duke lënë mënjanë aludimet për personazhet letrare, do të bënit shumë mirë që këtë këshillë të urtë ta përvetësonit.
Njerëzit negativë ju “thajnë”. Eshtë e pamundur të bëhesh imun ndaj dikujt që ankohet në praninë tuaj – edhe kur ju i injoroni me dëshirë, thjeshtë fakti që jeni në të njëjtën dhomë me dikë që nxjerr negativitete nga goja, do të ndikojë në humorin tuaj. Mënyra më e mirë për të luftuar njerëzit negativë, është që t’i shmangësh. Eshtë pothuaj e pamundur që të ndreqësh humorin e një njeriu negativ. Edhe sikur t’ia dilni për momentin, shanset janë që pas pak, ai/ajo do të rikthehen tek gjendja e mëparshme. Më e mira që mund të bëni është që të shihni punën tuaj dhe të rrini me njerëz pozitivë.
“Lajmi i keq është se vetëm njerëzit e këqinj bëjnë lajm, sepse ata janë më të zhurmshëm” – Javier Bardem
Kur ishte hera e fundit që keni parë lajmet dhe jeni ndjerë mirë për botën? Kjo gjë, mua nuk më ka ndodhur asnjëherë.
Në librin “7 zakone të njerëzve shumë efikasë”, Stephen Covey thekson se shumica e njerëzve të suksesshëm kalojnë shumë pak kohë duke parë lajmet. Arsyeja kryesore është se ne nuk kemi asgjë në dorë, që të bëjmë, në lidhje me atë që po shohim, gjë që na lë me një ndjesi pafuqie dhe negativiteti. Duke u fokusuar kaq shumë në problemet në pjesë të tjera të vendit, harrojmë sa shumë mirë mund të bëjmë në komunitetin tonë.
Në vend të shqetësoheni për atë që po ndodh në Parlament, përse të mos përqëndroheni në atë që mund të bëni në lagjen tuaj? Ndoshta mund të organizoni një rojekt të zbulurimit të lagjes, i cili do ju ndihmojë ju dhe të gjithë të tjerët përreth jush. Duke u okusuar në ndikimin që mund të keni përreth jush, do të krijoni një impakt shumë më të madh mbi botën, se sa thjeshtë duke parë lajmet dhe më pas duke folur me miqtë se sa keq janë gjërat. Plut, do të jeni shumë më të lumtur.
“Përse shihni copën e tallashit në syrin e vëllait tuaj, dhe nuk i kushtoni vëmendje ashklës në syrin tuaj?” – Jezu Krishti (Mateu 7:3)
Pavarësisht se cilit besim fetar i përkisni, nuk mund të mohohet urtësia e Jezusit. A keni menduar ndonjëherë se sa më mirë do të ishte jeta juaj, nëse bashkëshorti/kolegu/fëmija do të lihej të vetëndreqej? Nuk jeni vetëm. Ky fenomen ka ekzistuar për të paktën 2000 vite, dhe ndoshta shumë më tepër.
Eshtë kaq e kollajtë të shohësh të tjerët dhe të vëresh saktësisht atë që po bëjnë gabim; vështirësia e vërtetë është të shohim veten tonë dhe të kuptojmë si mund të përmirësohemi. Në vend të mendoni si mund të përmirësohen të tjerët, vini re mangësitë tuaja dhe punoni me to. Besomëni, keni shumë punë për të bërë me vetveten, dhe nuk keni kohë të merreni me të tjerët.
“Gëzimi nuk ka fare të bëjë me sendet materiale, apo me rrethanat e jashtme të njeriut… Një njeri që jeton në prehërin e luksit mund të jetë i zhytur në mjerim shpirtëror, dhe një njeri në thellësitë e varfërisë, mund të rrezatojë gëzim e lumturi” – Uilliam Barclay
Shumë njerëz thonë gjëra të tilla si “Do të jem i lumtur kur të shlyej shtëpinë”, ose “Do të lumturohem kur më në fund të martohemi”, apo ndodnjëherë, edhe “Do të jem i lumtur, kur më në fund të divorcohemi”. Kjo e fundit dhemb pak, por ka njerëz që e thonë.
Ju mund të keni idenë që, njëherë që e arrini një objektiv, do të jeni të lumtur. Më vjen keq t’ju them që, nuk do të ndodhë asnjëherë kështu. Sa herë që niseni të arrini një gjë dhe e bazoni lumturinë tuaj tek ajo arritje, në fakt jeni nisur drejt zhgënjimit.
Historia është e mbushur me njerëz që u munduan fort për para, pushtet, famë, apo zotërime të tjera, dhe që, pasi e arritën më në fund objektivin e tyre, zbuluan një ndjenjë të thellë zhgënjimi. Njerëzit më të mençur e kuptojnë se lumturia arrihet vetëm gjatë udhëtimit, dhe jo në destinacion.
Zbuloni në mënyrë të përditshme atë që ju bën të lumtur, dhe krijoni objektiva që janë në linjë me këto aktivitete. Nëse lumturia më e madhe ju vjen nga mësimdhënia dhe puna me fëmijët, vendosja e një objektivi për të qenë Drejtore e Përgjithshme e kompanisë suaj, nuk ju bën punë. Mund të bëheni Drejtore, por nuk do të jeni e lumtur; një objektiv më i mirë do të ishte të krijonit një biznes që ju lejon të mësoni dhe punoni me fëmijë, sa herë të doni. Ndoshta do të fitoni më pak para, por shkëmbimi i parasë me lumturinë e vërtetë është gjithmonë një “pazar” i mirë.
“Ne shpesh herë marrim si të mirëqena, gjërat që meritojnë më shumë mirënjohjen tonë” – Cynthia Ozick
Ky mëkati i fundit është ndoshta ai që bëjmë më shpesh. Pavarësisht cila është situata juaj tani, ka gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës. A keni dikë që e doni? Cila është hera e fundit që i keni thënë sa e vlerësoni dashurinë e tyre? A keni një punë dhe një të ardhur? Cila është hera e fundit që falënderuat shefin, apo kompaninë, që jua dha këtë shans?
Le të themi që jeni krejt të vetëm, pa një dyshkë, dhe me shëndet të keq; sërish ju mundeni të lexoni fjalët e këtij artikulli. A keni menduar sa fatlumë jeni që dikush ka shpenzuar kohë të mësoni si të lexoni, dhe tani keni mundësinë të mësoni dhe përmirësoheni, për shkak të kësaj dhurate? Nëse nuk ndaleni dhe thoni faleminderit për bekimet që merrni, ju në fakt u prisni rrugën bekimeve të tjera. Më keq, bekimet që merrni nuk do të njihen, sepse ju keni mësuar që të fokusoheni në atë që ju mungon, në vend të asaj që keni.
Shkruani në një bllok të vogël gjërat që mendoni se duhet të jeni mirënjohës. E sigurtë është që, brenda 24 orësh, do të ndiheni më të lumtur, se sa jeni ndjerë prej vitesh.
Shmangini të gjithë këta mëkate dhe me siguri do të hyni në rrugën drejt një jete të lumtur.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor