Në bisedat e përditshme, por edhe në urimet nëpër festa të ndryshme gjëja më e shpeshtë që dëgjoni të flitet është shëndeti.
Të ushqehesh mirë dhe të bësh një jetë aktive jo gjithmonë mund t’ju sigurojnë shëndet të plotë, sidomos nëse vazhdoni të përsërisni disa veprime të caktuara. Këto veprime, mund të duken t’ju duken krejtësisht të parrezikshme në pamje të parë, por nëse i përsërisni vazhdimisht, ulin veprimin mbrojtës të sistemit imunitar dhe dobësojnë organizmin në përgjithësi. Bright Side ju njeh me 8 veprimet e përditshmë që dëmtojnë shendetin tuaj :
1. Përdorimi i shpeshtë i sapunit të lëngshëm antibakterial: Në sipërfaqen e lëkurës qëndrojnë një sërë bakteresh të dobishme, të cilat mbrojnë trupin tonë. Nëse përdorim sapun antibakterial shumë shpesh, përfundojmë duke sterilizuar duart tona që nga ana tjetër u krijon mundësi baktereve të dëmshme të hyjnë në trup.
2.Mbajtja e teshtimës: Kur mbyllim gojën dhe hundën në përpjekje për të ndaluar teshtimën, rritet presioni brenda kafkës, ndërpritet rrjedhja e gjakut në tru dhe ngjeshen enët e gjakut dhe indet nervore. Si pasojë e tyre shkaktohen dhimbje koke, dëmtime të enëve të gjakut, madje edhe probleme me dëgjimin.
3.Larja e dhëmbëve direkt pasi ngrënies: Ky është një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shumë femra. Dentistët rekomandojnë t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta deri një orë pas ngrënies. Ushqimet dhe pijet,sidomos ato që janë të pasura në acide,kanë një efekt të dëmshëm tek smalti i dhëmbëve.
4.Veshja e pantallonave të ngushta: Edhe pse skinny jeans janë prej disa vitesh pjesë e trendeve të modës, duhet të dini që nuk janë aq të shëndetshme dhe të këshillueshme sa mendoni. Xhinset e ngushta ushtrojnë presion të vazhdueshëm në lëkurë dhe mbaresat e fijeve nervore duke sjellë probleme në qarkullimin e gjakut.
5.Përdorni shumë parfum: Parfumi ka në përmbajtjen e tij substanca sintetike që ndryshe nga vajërat natyralë mund të shkaktojnë marramendje, vjellje dhe përgjumje. Ata gjithashtu irritojnë sytë, fytin dhe lëkurë.
6.Përdorni telefonin para se të flini gjumë: Drita artificiale gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin. Melatonina e ulët mund të shkaktojë depresion, kancer, obezitet, sëmundje të zemrës dhe të ulë aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar.
7.Ruani ushqimin në enë plastike: Enët plastike përmbajnë substanca kimike artificiale, të cilat mund të depërtojnë në ushqim dhe mund të kenë efekte të dëmshme në sistem endokrin, për më tepër lexoni ushqimet që nuk duhet të ruani në enë plastike.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...