7 ushqimet që duhet t’i shtoni në regjimin ushqimor pas moshës 40 vjeç

06:59 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

‘Sot jam 40 vjeç dhe me ushqimet duhet të kem kujdes”. Edhe pse dikujt që sapo ka rrumbullakosur 40-en mund të mos i pëlqejë ideja, bëni mirë të merrni në konsideratë këshillat e mëposhtme pasi pas kësaj moshe metabolizmi ngadalësohet dhe hormonet ndryshojnë, këshillojnë dietologët.

Ata këshillojnë të përzgjidhni ushqime të cilat falë përmbajtjes së tyre të lartë në fibra, antioksidantë dhe vitamina, kthehen në aleatin kryesor të mirëqenies trupore, por edhe asaj mendore.

1.Avokado: K. Studime të shumta vlerësojnë se avokado si frut ka efekte pozitive në dietën ushqimore, duke e bërë atë më të ekuilibruar. Kur hani avokado, trupi furnizohet me shumë lëndë ushqyese sikurse janë vitaminat K dhe E, fibra dhe kalium.

2.Lakra: Kur vjen puna për t’u furnizuar me lëndë ushqyese të shëndetshme, lakra ka shumë pak rivalë. Një ndër përbërësit t më të rëndësishëm të saj është acidi alfalipsoik, (ALA), antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon në transformimin e glukozës në energji dhe mbajtjen në nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Një studim i zhvilluar nga Universiteti Merilend ka zbuluar se kjo substancë redukton rrezikun e diabetit, iktusit, glaukomës dhe patologjive të tjera.

3.Luleshtrydhe: Rreth të 40-ave problemet me tretjen rriten duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta. Kjo është një ndër arsyet se pse ju këshillojnë t’i bëni pjesë të dietës ushqimore, pasi vetëm një filxhan me luleshtrydhe në ditë furnizon organizimin tuaj me 8 gramë fibra.

4.Thjerrëza: Thjerrëzat, pjesë e familjes së bishtajoreve, janë shumë të pasura me fibra dhe cilësohen si ushqimi ideal për të përmirësuar e sistemit tretës.

5.Frutat e thata: Dihet që arrat, bajamet dhe lajthitë, janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, të domosdoshme për funksionim të duhur të qelizave të trurit dhe neurotransmetuesve përgjegjës për humorin.

6.Salmon: Një studim i fundit italian ka asociuar dietën mesdhetare me rrezik më të ulët të ardhur si shkak nga sëmundjet kardiovaskulare. Mbreti i kësaj diete ushqimore është peshku, veçanërisht salmoni, pasi përmban më shumë omega 3, po kështu sardelet dhe troftat.

7.Kunguj: Mjekësia e konsideron karotenin, sikurse betakarotenin, një aleat të çmuar kundër kancerit, çka do të thotë se ushqimet e pasura me antioksidantë të tillë janë vlerë për dietën tonë ushqimore. Antikosidantë që gjenden tek kungulli, vitamina C, E dhe K, kaliumi, kalciumi dhe hekurimbrojnë mbrojnë trupin nga veprimi i radikaleve të lira dhe rrisin imunitetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme