Shpesh herë, siç kanë thënë edhe të parët, më mirë të dish se sa të kesh! Kjo nuk është e vërtetë gjithmonë, ama në rastin e rregullimit të garderobës, qëndron!
Disa zakone të përditshme tonat, e kthejnë shtëpinë përmbysë dhe dollapi është i pari që e pëson. Sa herë na ndodh të mos gjejmë gjënë që duam, atëherë kur e duam!? Të mos flasim pastaj për çorapet që ngelen gjithmonë teke…Living ju sjell disa truke se si të keni gjithnjë garderobën të sistemuar, sidomos në këtë periudhë që po bëni ndërrimin e veshjeve të dimrit me ato të pranverës…
Pra, duhet të dini se:
1. Duhet të përdorni dhe sistemoni vetëm gjërat që përdorni rregullisht, pa i përzier me gjithë ç’keni në dollap!
2. Lini hapsirat e duhura për veshjet e ndryshme! Pantallonat të kenë vendin e tyre, bluzat të tyre e kështu me radhë.
3. Mbani disa kuti të vogla në mënyrë që të vendosni aksesorët apo veshjet e brendshme.
4. Hapsirën e dollapit shfrytëzojeni gjithnjë vertikalisht.
5. Lini një hapsirë të posaçme për veshjet më delikate.
6. Organizoni sirtarët duke vendosur veç çorapët, veçmas të brendshmet e me radhë…
7. Shfrytëzojini të gjitha hapësirat!/Living.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...