Veprimet që bëjmë çdo ditë na e balancojnë ditën. Ato janë normale për sa kohë nuk janë të shkaktuara nga frika. Që të kuptohemi më mirë: Janë disa veprime që ju mund t’i bëni vazhdimisht pa vetëdije, por ato tregojnë se ju vuani nga ankthi. Bright Side na tregon se cilat janë këto 7 shenja që tregojnë se vuani nga ankthi pa e ditur:
Ju hani të njëjtin ushqim çdo mëngjes
Të hani ushqimin tuaj të preferuar në mëngjes mund të jetë një mënyrë e përsosur për të filluar ditën. Mirëpo, nëse ju keni hani të njëjtin ushqim çdo mëngjes kjo bëhet një rutinë e mërzitshme, dhe ideja e ndërrimit të ushqimit ju bën nervoz dhe ushqimi ju kthehet në një torturë dhe jo kënaqësi.
Ju kafshoni thonjt tuaj
Ankthi krijon një ndjenjë tensioni dhe ju keni nevojë të qetësoheni duke bërë diçka. Ky tension krijon disa sjellje stresuese si kafshimi i thonjve ose prekja e vazhdueshme e flokëve.
Ju bëni një listë punësh
Listën e punëve e bëjnë zakonisht personat që nuk duan të harrojnë asnjë obligim që kanë. Mirëpo, kjo është një shenjë ankthi sepse zakonisht njerëzit që bëjnë një listë punësh nuk janë të përgatitur për punë të tjera që nuk janë në listë. Nëse del diçka e papritur ata menjëherë tensionohen.
Nuk e vini re kalimin e kohës
Ju shpenzoni shumë kohë duke u marrë me gjërat tuaja sepse ju jeni shumë të fiksuar pas veprimeve perfekte: dëshironi të siguroheni që krevati juaj është i rregulluar me përsosmëri, flokët tuaj janë në rregull, veshja juaj e kombinuar në detaje, pra me pak fjalë çdo gjë duhet të jetë OKAY! Fokusimi i madh tek veprimet tregon se ju vuani nga ankthi.
Nuk keni gjumë natën
Është vonë, ju jeni në shtrat, dritat janë fikur dhe krevati juaj është i ngrohtë, por ju sërish nuk mund të flini. Mund të jenë disa faktorë që ju nuk flini, por ankthi është arsyeja kryesore. Njerëzit që shqetësohen vazhdimisht për diçka nuk e kanë mendjen e tyre të qetë dhe për pasojë vuajnë nga ankthi.
Zgjoheni përpara alarmit
Nëse në mëngjes zgjoheni përpara alarmit, do të thotë se ju nuk keni bërë një gjumë të mirë dhe diçka ju ka shqetësuar gjatë natës. Ankthi mund të jetë një arsye që ju zgjoheni herët në mëngjes pa ju rënë alarmi.
Uleni gjithmonë pranë daljeve
Njerëzit që vuajnë nga ankthi janë të pritur që gjithmonë të ulen pranë derës sepse ata janë gjatë gjithë kohës në panik se diçka mund të ndodhë.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...